Dita Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit

Shendeti
224
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2231″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Me rarstin e 21 tetorit, ditës botërore të Depistimit të Kancerit të Gjirit, Bashkia Fier, Drejtoria e Shëndetit Publik Parësor, Spitali Rajonal, Drejtoria Arsimore, Qendra Rinore “Epoka e Re”, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut Fier, Drejtoria e Policisë organizuan sot një aktivitet sensibilizues e informues. Në mbështetje të këtij aktiviteti, përfaqësuesit e institucioneve vendore shprehën gadishmërinë dhe vendosmërinë në luftën e vazhdueshme për minimizimin e rrezikut të Kancerit të gjirit. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Fier Znj. Antoneta Dhima, në fjalën e saj u shpreh se do të kontribuojë maksimalisht në shpërndarjen e informacionit për kancerin e gjirit dhe do të nxisë ekzaminimet në kohë të kësaj sëmundjeje të rrezikshme, me qëllim ngulitjen në vetëdijen e grave rrezikun e kësaj sëmundje dhe rëndësinë e kontrolleve të shpeshta. “Të gjitha gratë dhe vajzat duhet ta mësojnë se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm, përpara se të shtrijë rrënjët në gjirin e gruas. Është një reflektim, për numrin e lartë të vdekjeve nga kjo sëmundje dhe rëndësinë e depistimit të saj në fazë të hershme. Kanceri mund të jetë një fjalë evituese nëse secili bën diçka. Cdo vajzë dhe grua duhet të ndërgjegjësohet për rrezikun që e kërcënon dhe të mos presë kur kërcënimi të vij nga brenda trupit të vet”.
Mesazhe mbështetëse, sensibilizuese dhe lobuese ka dhënë në fjalën e saj dhe Shefja e Kabinetit të Bashkisë Fier Znj. Luiza Strati. “Në emër të Bashkisë Fier unë ju garantoj se do të jemi krah jush në cdo nismë sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit dhe jo vetëm. Do të mbështesim cdo iniciativë që lufton kërcënimet e shëndetit, jetës dhe mbarë shoqërinë tone”.  Më tej znj. Strati u shpreh: “Ky muaj deklaron publikisht luftën kundër kancerit të gjirit, një betejë me të cilën përballen sot qindra – mijëra gra e vajza në mbarë botën. Për fat të keq edhe në Shqipëri të dhënat janë alarmante. Por kanceri i gjirit dhe kanceri në përgjithësi mund të parandalohet dhe kjo është sfida jonë, është lufta që mund të shpëtojë qindra e mijëra jetë, është lufta që nuk duhet të ndalet asnjëherë është lufta që nis nga ne, por nuk duhet të jetë vetëm për ne, pasi cdokush mund të kontribuojë në parandalimin e kancerit.
Kujdesi ndaj shëndetit tonë është kujdesi për fëmijët tanë, është kujdesi për familjet tona.
Por ne duhet të shohim edhe më tej. Shumë gra, nëna apo vajza, që duan, por nuk dinë se si mund ta parandalojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse, kanë nevojë për ne.”

Edhe të rinjtë e Qendrës Rinore “Epoka e Re” nëpërmjet një mesazhi sensibilizues nuk kanë qëndruar në heshtje vetëm me praninë e tyre në këtë aktivitet. Znj. Nevila Jahaj, drejtuesja e kësaj qendre bëri publik këtë mesazh së bashku me angazhimin e tyre masiv në të gjitha nismat e ndërmarra në emër të jetës dhe shëndetit të gjysheve, nënave dhe motrave. “ Të mbështesim ato që luftojnë. Të admirojmë ato që kanë mbijetur dhe të respektojmë cdo femër, me qëllim që kurrë të mos ndalojë luftën, por të shpresojë në emër të cdo nënë e motre, gruaje, që loton cdo moment për të fituar jetën”.
Marshimi në mënyrë të organizuar nga teatri “Bylis” deri tek sheshi kryesor i qytetit “Nënë Tereza” ishte demonstrimi i masivizimit të kësaj nisme, që duhet të vërë në lëvizje mbarë shoqërinë tonë.   Vladimir Muçaj[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 2 =