Artistja e paralizuar bën piktura të mrekullueshme me gojë

Kulture
278
0
sample-ad

Mariam Fatima Pare, ishte studente në Universitetin e Arteve, në USA. Përpara saj kishte një karrierë premtuese, por pasi lëndoi shpinën, nga qafa e poshtë, mbeti e paralizuar në moshën 20 vjeçare, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte pasionin e saj.
Pas plagosjes, gjatë qëndrimit në spital, një infermiere e kishte mësuar si të firmoste, nga ai moment çdo gjë kishte ndryshuar për të dhe goja e saj u shndërrua menjëherë në një “dorë”, që do të kishte më vonë një “peshë” më të rëndë se sa fjala. Ajo u stërvit përgjatë 8 viteve, duke u bërë më pas një artiste shumë e njohur dhe një talent që mund të frymëzonte çdo qënie njerëzore.
Piktoria kapërceu tragjedinë dhe ndërtoi një mënyrë jetese të re, por shumë të bukur edhe pse e paralizuar. Maria u zhvillua si artiste,ndërsa së fundi hapi një ekspozitë me pikturat e saj, të cilat u blen nga koleksionistë të ndryshëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × four =