INUK vazhdon prishjet pa leje, PD akuza për diferencime

FlashKronikeKryesore
311
0
sample-ad

Nga sot Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur operacionin masiv për prishjen e objekteve pa leje në brendësi të lagjeve të kryeqytetit. Sot fadromat e INUK janë pozicionuar në zonën e Shkollës së Baletit ku janë listuar 120 objekte të ndërtuar mbi trotuare dhe pa leje ndërtimi.

Sipas inspektorëve të INUK: operacioni do të vazhdojë deri në muajin nëntor ku në total pritet, që në brendësi të lagjeve të Tiranës, të rrafshohen 800 objekte shumica e tyre mbi disa kate.

Por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Partis Demokratike, e cila ka akuzuar qeverinë, se në aksionet e INUK për prishjen e objekteve pa leje, zgjedhja e tyre ka qenë selektive.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një dalje për mediat, denoncoi sot sipas opozitës tre raste të zgjedhjes selektive të prishjeve të objekteve pa leje. Sipas Boçit, prishja selektive e këtyre objekteve, vjen si pasojë e aferave klienteliste të qeverisë, dhe më konkretisht të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Partia Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve për të ndalur këtë dhunë mafioze të “kapobandës” Kryeministër, i cili po shkel me këmbë mundin e djersën e shqiptarëve, në kohën kur papunësia është rritur, taksat janë rritur, cmimet janë rritur, dhe varfëria ka pllakosur vendin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five − four =