13 gardianë dhe drejtori i burgut dalin para gjykatës për vdekjen e Ilia Karelit

FlashKronikeKryesore
271
0
sample-ad

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 13 zyrtarët e burgut të Nigritas, të cilët akuzohen për torturim me pasojë vdeke të Ilia Karelia. Pas 7 muajsh, prokuroria i mbylli hetimet duke dërguar për gjykim dosjen me akuzat mbi zyrtarët e burgut ku mes 13 gardianëve, është edhe ish-drejtori i burgut i cili ka përkrahur koleget e tij duke u bërë dhe ai bashkëfajtor me autorët e krimit. Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Serrës ka rrëzuar kërkesën për lirim të 6 oficerëve të tjerë të akuzuar për vrasjen e Ilia Karelit. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e tyre me argumentimin se, “nëse i’u jepet liria 6 të akuzuarve, atëherë përbëjnë rrezik për përsëritje të krimit” raporton gazeta greke kathimerini. Video të marra nga brenda burgut dhe të publikuara nga vetë mediat greke treguan pamjet e tmerrshme të torturave çnjerëzore deri në vdekje të shqiptarit, i cili para vrasjes së tij kishte qëlluar për vdekje me thikë një gardian të burgut të Malandrinos, ku vuante dënimin prej disa vitesh. Sipas dokumentave zyrtare, Ilia Kareli, nga momenti që ka mbërritur në burgun e Nigritas, është torturuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme nga oficerët e paraburgimit, si ndëshkim për vdekjen e kolegut të tyre. Kjo ngjarje shkaktoi tronditje të madhe në opionin, dhe vuri edhe njëherë në diskutim sistemin e burgjeve në Greqi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + thirteen =