Zyrtarët shqiptarë fshehin pasuritë e paligjshme në Kosovë

Kryesore
182
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1969″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Disa prej zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar i regjistrojnë bizneset e tyre, pra pasuritë, në Kosovë. Kjo ishte një nga problematikat që parashtruan dy kryetarët e ILDKPKI-së, ai shqiptarë dhe homologu i tij Kosovar, gjatë një takimi të zhvilluar në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë.

Në raportim të lajmit, shqiptarja.com, citon se në diskutim të specifikave, kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj theksoi se një problemet e hasura në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit ishte fakti se disa zyrtarë të lartë e regjistrojnë pasurinë e tyre në Kosovë,duke shmangur në këtë mënyrë deklarimin e pasurisë apo konfliktit të interesit.

Lidhur me mënyrën e operimit, Ganaj ka sqaruar se: Aeroporti i Prishtinës është kthyer në një urë për arratisjen e zyrtarëve të lartë që i fshehin pasuritë e vendosura në rrugë antiligjore. Duke qenë se ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës ka lehtësira në lëvizjen e popullsisë, pasi janë dy shtete shqiptare, zyrtarët e lartë përfitojnë nga kjo dhe bëjnë udhëtime nëpër vendet e ndryshme të botës, duke përdorur si urë aeroportin e Prishtinë.Kësisoj ato fshehin gjurmët e tyre. Këtë problematikë ngrit kryetari i ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj në takimin me homologun e tij Kosovar, ku ata theksuan se do të miratojnë një marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që të shmanget abuzimi i zyrtarëve të lartë të shtetit në udhëtimet e tyre jashtë Shqipërisë, duke shmangur deklarimin e shpenzimeve të kryera.

Në këtë mënyrë zyrtarët e lartë shqiptar kanë filluar që të përfitojnë nga shtetit kosovar si për udhëtime ashtu edhe për ngritje biznesesh. Ndonëse ILDKPKI nuk ka nxjerrë emra konkretë për këta persona, sërish akuzat më të mëdha janë hedhur ndaj gjyqësorit.
Në fund të deklaratës së ILDKP-së, lidhur me takimin e zhvilluar me homologun Kosovar, u theksua se kjo marrëveshje duhet të shtrihet edhe në vendet e tjera në rajon duke lënë të kuptohet se shpërndarja e bizneseve nuk është bërë vetëm në dy shtetet shqiptar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × three =