Gerrard: Liverpuli mund të surprizojë Real Madrdin

Sport
355
0
sample-ad

Kapiteni i skuadrës angleze të Liverpul, ka deklaruar se skuadra e tij mund ti surprizojë kampionët në fuqi. 34-vjeçari është i bindur se skuadra e tij do të bëjë një kthesë në rezultate në këtë kompeticion, pasi ajo vjen nga një humbje kundër skuadrës zviceriane të Bazelit. Sonte në darkë Liverpuli do të presë në Anfield skuadrën spanjolle të Real Madrid.

“Në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër ne morëm rezultat negativ dhe tani ne duhet të sjellilm diçka ndryshe kundër Realit. Unë mendoj se kemi shansin më të mirë në shtëpinë tonë, por e rëndësishme është të marrim diçka në të dy ndeshjet” deklaroi Stivën Gerrard për reporterët.

“Ne duhet të fokusohemi tek kjo e sotmja, dhe të marrim një rezultat pozitiv. Të mundësh Real madridin është një gjë e madhe dhe e mundur për ne. Një rezultat i mirë në ndeshjen e parë do të na japi neve më shumë shanse për tu kualifikuar në raundin e rrallës”, shtoi ai.

Gjatë gjithë historisë së tyre këto dy skuadra janë takuar tre herë, ku ndër to ka qenë dhe një finale e kupës evropiane, e fituar nga britanikët. Në këto tre përballje, Liverpuli ka arritur ti fitojë të gjitha dhe skuadra spanjolle nuk ka arritur ti shënojë ndonjë gol.

Ja cilat mund të jenë formacionet e mundshme të kësaj përballje.

LIVERPUL: (4-3-2-1): Mignolet; Johnson, Skrtel, Lovren, Moreno; Gerrard, Henderson, Lallana; Sterling, Coutinho; Balotelli dhe trajner Brendan Rodgers.

REAL MADRID: (4-3-3): Casillas; Carvajal, Pepe, Varane, Marcelo; Kroos, Modric, Rodriguez; Isco, Ronaldo, Benzema dhe trajner Karlo Ançeloti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − five =