Vdes dëshmitari i dosjes Gjika

Kronike
220
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1954″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”medium”][vc_column_text]Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar gjyqin në ngarkim të Kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.
Një prej të pandehurve të çështjes “Gjika” në Vlorë, Gëzim Feta ka ndërruar jetë kater ditë më parë, për shkak të një

ataku kardiak. Gëzim Feta pronar i truallit në lagjen “Pavarësia” ku është ndërtuar godina e përfolur, 6-katëshe, akuzohej për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Sot pritej që avokati të bënte mbrojtjen e tij, por për shkak të ngjarjes ai ka kërkuar marrjen e aktit të çrregjistrimit të klientit të tij në gjendjen civile, me qëllim pushimin e çështjes.

Ndaj Fetës prokuroria e Vlorës kishte kërkuar dënimin me dy vite burg. Ndërkohë, sot zhvillohet seanca gjyqësore e radhës ndaj Shpëtim Gjikës dhe të pandehurve të tjerë, Eleni Dardhaj, punonjëse e Bashkisë Vlorë si dhe ndaj shtetasve Blerdi Liçaj dhe Gentian Sherifaj.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me 4 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 vjetësh, për kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve të personit që ka për detyrë t’i lëshojë” (dy herë), e kryer në bashkëpunim.

Për Prokurorinë e Vlorës, dy zyrtarët e Bashkisë Vlorë kanë falsifikuar dy proces-verbale të mbledhjeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit, në bazë të të cilave u janë dhënë leje ndërtimi disa shtetasve bashkëpronarë dhe një shoqërie ndërtimi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 4 =