Vdes Ben Bradli gazetari që publikoi skandalin “Watergate”

Aktualitet
283
0
sample-ad

Benxhamin Bradli gazetari Amerikan që u bë i famshëm pas skandalin “Watergate” është ndarë nga jeta në moshën 93 veçatre. Ish-redaktori i gazetës Washington Post, ndëroi jetë për shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Uashington. Sigurishtë ngjarja që I dha më shumë bujë është në kohën kur Bradli ka mbikëqyrur mbulimin që i ka bërë gazeta skandalit Watergate, e cila publikoi dokumente sekrete dhe çoi në përmbysjen e presidentit amerikan, Richard Nixon.
Këto fakte e detyruan presidentin amerikanë të jape dorheqen në gusht të vitit 1974.
Si redaktor ekzekutiv nga viti 1968 deri më 1991, Bradlee është bërë njëri nga figurat më të rëndësishme në Uashington, duke e transformuar “Post”-in nga një gazetë të përmbajtur, në një nga publikimet më dinamike dhe më të respektuara në SHBA. I diplomuar në Harvard, ai ishte edhe veteran i Luftës së II Botërore, ku kishte sherbyer ne marinen amerikane. Vitin e kaluar ai u nderua me Medaljen e Lirisë, nga presidenti Obama, për kontributin e tij në shoqërinë amerikane.

“Për Benjamin Bradlee, gazetaria ishte më shumë se një profesion – kjo ishte një e mirë publike me rëndësi jetike për demokracinë tonë,” tha presidenti Barak Obama në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të martën në mbrëmje. Historia e mbulimit të gazetës së skandalit Watergate ishte portretizuar më vonë në film të gjithë njerëzit e Presidentit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − one =