Thaçi: Lë qeverinë për presidencën

FlashKryesorePolitike
321
0
sample-ad

Ngërçi politik në Kosovë duket se po shkon drejt një zgjidhjeje, por gjithmon në interes personal e politik dhe jo interes kombëtrar e qytetarë. Kjo pasi, sikurse raportohet nga media,kryeministri ende në detyrë, Hashim Thaçi, përfundimisht ka hequr dorë nga përpjekja për krijimin e qeverisë ‘Thaçi 3’. I pari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, sikurse raporton gazeta “Tribuna”, tani është duke bërë përpjekjet e fundit për arritjen e një marrëveshjeje me liderët e Bllokut për dalje nga kriza në të cilën është futur vendi që nga data 8 qershor 2014.
Sipas këtyre burimeve, Partia Demokratike e Kosovës, parimisht, ka pranuar të heqë dorë nga pozita e Kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit, pas skadimit të mandatit pesëvjeçar të presidentes Atifetet Jahjaga. Ky burim ka bërë të ditur se PDK-ja po ashtu do të jetë pjesë e pushtetit.
“PDK është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje të tillë nëse do të merrte premtimin e Bllokut që Hashim Thaçi të votohej për president, pasi Atifete Jahjagës t’i kalonte mandati në vitin 2016”, raportojnë mediat kosovare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 4 =