Reali mposht Liverpulin për herë të parë në histori

Sport
307
0
sample-ad

Skuadra spanjolle e Real Madrid ka arritur të mposhtë ekipin e Liverpulit për herë të parë në historinë e përballjeve mes dy klubeve. Rezultati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë ku Reali arriti të shënojë tre hërë në portën e “të kuqve”.

Trisin për “Los Blankos” e nisi futbollisti më i mirë për momentin, Cristiano Ronaldo, ku shënoi në minutën e 23-të. Më pas francezi, Benzema, arriti të shënonte dopietën e tij personale në minutat 30-të dhe 41.

Ndeshja ishte emocionuese dhe me raste të shumta nga ana e të dy ekipeve, ku skuadra britanike arriti dhe të prekte shtyllën e portës së mbrojtur nga Casillas, por pa fat. Ekipi madrilen dukej sikur ishte më superior në lojë kundër Liverpulit, gjë e treguar kjo dhe me rezultatin e lojës, 0-3 në favor të tyre. Ajo që ra në sy ishte loja e shkëlqyer e James Rodrigues, i cili ishte kritikuar shumë kohëve të fundit.

Ndërkohë, gjendja vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë për ekipin e Liverpul ku gjenden në kuotën e tre pikëve në grup, ndërsa Reali vazhdon kryesimin me pikë të plota, plot nëntë pikë. Ndërsa përballja tjetër e këtij grupi përfundoi me fitoren e skuadrës së Ludogretz, me rezultatin 1-0 kundër Bazelit të Taulant Xhakës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × four =