Qeveria propozon rritjen e çmimit të karburanteve

Ekonomi
336
0
sample-ad

Paketa e re fiskale e propozuar nga qeveria shqiptare parashikon rritjen e çmimit të karburantit për vitin e ardhshëm me 12 lekë për litër, dhe i është kaluar për shqyrtim Shoqatës së Biznesit. Rritja e kësaj pakete nuk sjell vetëm rritjen e çmimit të karburantit, i cili do të vijë si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit por edhe rritjen e tatimit mbi dividentët dhe të ardhurat e tjera. Rritje të ndjeshme do të pësojë edhe taksa e qarkullimit, e cila mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për çdo litër dhe pritet që bëhet 27 lekë për çdo litër karburant, pa përfshirë këtu edhe Tatimin mbi vlerën e Shtuar ( TVSH), e cila sjell rritjen e kësaj vlere me 5.4 lekë.
Rritja e taksës së qarkullimit sjell një rritje zinxhirë të çmimeve të tjera duke përfshirë edhe rritjen e karburantit me të paktën 120 lekë për litër, e gjithë kjo rritje do të ndikojë negativisht tek xhepat e konsumatorëve. Vitin e ardhshëm çmimi i naftës dhe bezinës pritet të shkojë më shumë se 200 lekë për litër.
Shoqata e biznesit prej disa ditësh po diskuton paketën e re fiskale , për të cilën do të japë mendimin e vet deri në fund të muajit, ndërkohë që në nëntorë pritet të diskutohet në komisionet përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë. Më pas në fund të vitit do të kalojë në votim në Parlament.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ministrisë së Financave e cila është shprehur se: “Po mendohet të ndërhyhet në taksën e qarkullimit. Jemi në fazë diskutimi, pra nuk ka ende një variant përfundimtar. Por diskutohet për ndryshimin e dividentit, gjithashtu po diskutohet edhe për të ndryshuar taksën e qirasë”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − fourteen =