Përballjet e mbrëmjes së sotme në Çampions Ligë

FlashSport
272
0
sample-ad

Sonte në darkë do të zhvillohen tetë takimet e rrallës të kompeticionit më emocionues të kontinentit evropian. Natyrisht, përballja më interesante është ajo e Liverpulit kundrejt fituesit të këtij kompeticioni sezonin e kaluar, atij të Real Madrid. Gjithashtu, përballje interesante pritet të jetë edhe Gallatasarai kundër Borusia Dortmund.

Pritet të jetë një natë surprizash si ajo e mbrëmshja ku u shënuan plot 40-të gola. Kryesuesit e kampionatit Italian, Juventus, do të përballet me grekët e Olimpiakos, ndërsa ndeshja tjetër në grupin A është, Atletiko Madrid kundër skuadrës modeste të Malmo.

Siç e theksuam dhe më sipër, grupi B na sjell superndeshjen Liverpul kundër Real Madrid, dhe ndeshja tjetër është Ludogretz kundër Bazelit të Taulant Xhakës. Ndërsa në grupin C, gjermanët e Bajern Leverkusen do të presin rusët e Zenitit, dhe francezët e Monakos do të presin portugezët e Benfikës.

Ndërsa në grupin D, ku bën pjesë dhe skuadra e Anderleht, e drejtuar nga tekniku shqiptar, Besnik Hasi, do të presë londinezët e Arsenal. Gjithashtu pjesë e këtij grupi është përballja interesante mes turqëve të Gallatasai kundër gjermanëve të Borusia Dortmund.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − thirteen =