Një qendër ciklonare pritet të godasë gjithë Shqipërinë

Aktualitet
270
0
sample-ad

Erëra tepër të forta, ujra detarë tepër të dallgëzuar,stuhi të fuqishme, madje ciklonike, rreshje të dendura shiu dhe rrebeshe, kjo është sinoptika që pritet të sundojë motin shqiptarë përgjatë ditëve në vazhdim. Dita është e sotme ishte fillimi ndërkohë që prelude pritet të luhet në ditët pasuese.

Në një prononcim për gazetën “shekulli”, meteorologia e “MeteoAlb”-it, Lajda Porja, ka konfirmuar se Shqipëria do të përfshihet nga një rrymë e fuqishme ciklonare gjatë dy ditëve në vazhdim.

Ajo tha se gjatë ditës së mërkurë, deri në orët e para të ditës së enjte, rryma ciklonare do të përqendrohet në veri dhe qendër të vendit.

Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 70 km në orë. Gjatë ditës së enjte, deri afër mbrëmjes, stuhia do të zhvendoset në jug të vendit, i cili gjithashtu do të goditet nga shira dhe rrebeshe. Gjithashtu do të ketë edhe dallgëzime në det që do të shkojnë deri në 7 ballë.

Në pjesën e dytë të ditës së premte cikloni do të zhvendoset në Greqi, për t’ia lënë vendin kohës me diell në dy ditët në vazhdim.

Stuhi të fuqishme të shoqëruara me reshje të dendura shiu pritet të godasin sonte pas mesnate vendin tonë deri ditën e premte.

Sinoptikanët parashikojnë se një qendër ciklonare do ta godasë të gjithë Shqipërinë, kryesisht perëndimin e vendit.

Do të ketë erëra të forta e reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje në zona të ndryshme. Edhe deti do të jetë i trazuar.

Pasi goditi Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Evropën Qendrore në fillim të kësaj jave, një stuhi e fuqishme e shkaktuar nga uragani “Gonzalo” pritet të mbërrijë në Evropën Juglindore dhe të shoqërohet me reshje të dendura dhe përmbytje.

Kompania amerikane e specializuar në parashikimin e motit “Accuweather”, raporton se gadishulli i Ballkanit të enjten dhe të premten do të përfshihen nga reshje të dendura deri në 100 mm.

Të martën në mbrëmje e njëjta stuhi goditi Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe veriun e Kroacisë. Në këto vende janë mbytur qindra rrugë dhe shtëpi. Më i prekuri ka qenë kryeqyteti slloven, Lubjana, ku niveli i ujit ka qenë 137 milimetra.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten − 3 =