Moody’s vlerëson progresin e Shqipërisë

Ekonomi
164
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”2018″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Agjencia e kreditimit Moody’s thotë se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe në reformën gjyqësore, edhe pse procesi i “konvergjencës” me standardet e Bashkimit Europian është ende i gjatë. Moody’s pret efekte të tjera pozitive me integrimin në Bashkimin Europian, që ka vërtetuar se është një faktor i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte. Konsolidimi fiskal i ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe marrëveshja 3-vjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë balancuar përkeqësimin fiskal të vendit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Qershor të vitit 2013.

Ky është raporti i analizës vjetore për kreditin e Shqipërisë të publikuar nga Agjencia Moody’s. Masat e reja ofrojnë një përgjigje të rëndësishme kundrejt rënies së forcës fiskale, veçanërisht në lidhje me gjenerimin e të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të përformojë më dobët se fqinjët e rajonit. Agjencia Moody’s ka mbajtur të pandryshuar nivelin B1 për Shqipërinë, me këndvështrim të “qendrueshëm”. Analiza kreditore e Moody’s është një raport vjetor dhe nuk përbën një veprim përsa i përket vlerësimit. Në Qershor të këtij vit, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe Moody’s e cilëson si një zhvillim pozitiv.

Sfidat kryesore të kreditimit të Shqipërisë kanë të bëjnë me raportin e lartë të borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që parashikohet të rritet në 73% në vitin 2015, me nevojën e lartë për huamarrje në vitin 2015 dhe me maturimin e Eurobondit 300 milionë euro në Nëntor të vitit 2015. Qeveria Shqiptare po punon ngushtë me institucionet ndërkombëtare për të përmirësuar elasticitetin e strukturës së brendshme të borxhit, që përbëhet nga një maturitet mesatar afatshkurtër dhe nga një varësi e madhe nga sistemi bankar vendas.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − nine =