Lëngjet me fruktozë mund të dëmtojnë shëndetin?

Shendeti
272
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1777″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Tek lëngjet e frutave, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat e gatshme përdoret shurup fruktozë që prodhohet nga misri. Studimet tregojnë se marrja e më shumë se dy kutive me pije me fruktozë shton me 35 % rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj bëhet e ditur se pijet me fruktozë janë shkaktarë të diabetit, hipertensionit dhe obezitetit. Vitet e fundit është rritur shumë konsumimi i shurupit fruktozë të prodhuar nga misri. Shurupi fruktozë përdoret tek pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe në ëmbëlsira të ndryshme si bakllavaja apo të tjera. Përzgjedhja e shurupit fruktozë lidhet më shumë veçori mbrojtëse dhe ëmbëlsuese të tij dhe në krijimin e një vartësie në konsum sepse është një lloj shtuesi oreksi. Shurupi fruktozë mundëson shndërrimin e glukozës natyrale tek misri dhe enzimës izomeraz në fruktozë. Konsumimi i tepërt i këtij shurupi mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme duke filluar që nga obeziteti, aterosklerozë, hypertensioni deri tek sëmundjet e veshkave. Në gjuhën popullore karbohidratet (sakaridet) njihen si sheqer. Sheqeri i marrë me anë të ushqimeve ndahet në glukozë, fruktozë dhe monosakaritet galaktoz në sistemin tretës. Pothuajse të gjithë monosakaritet e përthithura nga zorra e hollë shndërrohen në glukozë dhe kalojnë në mëlçi. 80 % e sheqerit që kalon në gjak është glukozë. Për këtë arsye në gjak mund të gjendet shumë pak fruktozë dhe galaktozë. Kur rritet sasia e glukozës në gjak pankreasi lëshon insulinën për ta ulur atë. Insulina luan rolin e uljes së sheqerit në gjak dhe bën të mundur depozitimin në mëlçi të glukozës së tepërt në trajtën e glikogjenit. Pasi mbushen të gjitha depot e glikogjenit në mëlçi dhe muskuj glukoza shndërrohet në yndyrë.
Ku ndryshon fruktoza nga glukoza? Përthithja e fruktozës së gjendur tek frutat nga ana e zorrëve është pak e ngadaltë për shkak të fibrave brenda frutit. Sepse fibrat pengojnë ose ekuilibrojnë kalimin e fruktozës në gjak. Por, nëse konsumohen lëngje frutash me fruktozë numri i fibrave është i pakët dhe për këtë arsye përthithet shpejt nga zorrët për të kaluar më pas në gjak. Me glukozën e rritur pas ushqimit nxiten neuronet në qendrën e ngopjes në hipotalamusit dhe personi ndihet i ngopur. Në të njëjtën kohë shtypen neuronet e qendrës së urisë duke mundësuar heqjen e ndjenjës së urisë. Por fruktoza nuk krijon ndjenjën e ngopjes. Për këtë arsye nëse ngrihet shumë fruktoza në gjak personi nuk do të ndihet i ngopur dhe nga ana tjetër nuk do të hiqet as ndjenja e urisë. Si përfundim sa më shumë që të konsumojë nga produktet me fruktozë aq më tepër do të kërkojë të hajë. Nxitja e ndjenjës së ngopjes të fruktozës mundësohet vetëm atëherë kur shndërrohet në glukozë në mëlçi.
A ekziston rreziku i infarktit nga pijet me fruktozë? Nëse konsumojmë fruktozën si ushqim ajo nuk ka fuqinë e nxitjes së prodhimit të insulinës dhe si rrjedhojë yndyrat mblidhen në gjak dhe mëlçi duke dëmtuar mëlçinë dhe forcuar enët e gjakut. Në fund të një ushqyerje me fruktozë tek disa kafshë eksperimentale është vënë re dëmtimi i mëlçisë dhe i enëve të gjakut. Kjo ndodh për dy arsye: e para ndërkohë që fruktoza ndikon në shtimin e enzimave që prodhojnë yndyra ajo nuk ndikon në qelizat yndyrore. E dyta fruktoza luan një rol pengues në shndërrimin e glukozës në qeliza yndyrore. Krahas kësaj është zbuluar se konsumimi i fruktozës ndikon në rritjen e yndyrave në gjak. 35 vitet e fundit është gjendur një paralele e drejtë në mes shurupit fruktozë dhe shëndoshjes. Krahas kësaj në një studim të realizuar mbi 1749 fëmijë dhe të rinj është vënë re lidhja pozitive në mes indeksit të trupit dhe konsumit të tepërt të lëngjeve të pasura me fruktozë. Ka shumë studime të zhvilluara rreth kësaj çështjeje. Konsumimi i fruktozës mund të shkaktojë dhe sindromën metabolike.
Industria nuk heq dorë nga fruktoza? Shurupi i fruktozës po përdoret me shumicë në industrinë ushqimore. Sipas raportit vjetor të vitit 2000 të Zyrës amerikane të Ilaçeve dhe Ushqimeve (FDA) shurupi fruktozë është një përzierje sheqeri që përmban 50% më shumë fruktozë. Ka veçori përthithëse të lagështirës dhe parandalon tharjen e produkteve. Për shkak të shkallës së lartë të ëmbëlsisë përdoret më shumë tek pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave. Zotëron një presion të lartë të thithjes së ujit dhe në këtë mënyrë parandalon prodhimin e mikrobeve në produkt dhe luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e tij. Shurupet që përmbajnë 42-55 % fruktozë përdoren në ëmbëlsirat e ngrira, akullore, pije të gazuara dhe të pagazuara, produktet e përpunuara të qumështit, brumërat etj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =