Hapet ekspozita me foto të diktaturës

Kulture
318
0
sample-ad

 

Dje pranë Rektoratit në Sheshin “Nënë Tereza” u cel ekspozita “Muzeu i Memories” me foto nga periudha e diktaturës në Shqipëri .

Projekti është ideuar dhe realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Në këtë projekt përfshihet gjithashtu ndërtimi një muzeu virtual, në kujtim të krimeve dhe viktimave të komunizmit i titulluar muzeuimemories.info.

Prof.As. Afrim Krasniqi u shpreh se qëllimi i ketij projekti është nderimi i viktimave te komunizmit , njohja e të rinjve dhe e shqiptarëve emigrantë me krimet , dënimet apo burgjet e diktatures komuniste në Shqipëri. E pranishme në ekspozitë ishte edhe ministria e kulturës Mirela Kumbaro e cila e përshëndeti këtë nismë ndër të tjera ajo u shpreh se : ”Kur flasim për burgjet e komunizmit, ju siguroj që nuk ka pasur vetëm ato burgje që ishin fizikisht të tilla me hekura dhe pranga. Për ju që nuk e njihni atë periudhë dhe për ne që e kemi jetur, pavarësisht se në çfarë brezi u lindën, gjithë Shqipëria ka qënë një burg i madh. Edhe pse nuk na i vunë pranga në duar, na i vunë shumë thellë në tru,”

Në këtë ceremoni ndanë kujtimet e veta me publikun shkrimtarja e njohur shqiptare Luljeta Lleshanaku dhe Bedri Coku, ish i burgosur politik.

Në faqen online bëhet nje rikujtesë e mënyrës së jetesës dhe e ngjarjeve të ndodhura në Shqipërinë Komuniste me anë të shifrave ,imazheve e detajeve. Keto të dhëna janë shfaqur sipas nënndarjeve: “Shqipëria në burg”, “Një ditë në komunizëm”, “Qëndresa antikomuniste”, “Gjyqet speciale dhe ushtarake”, “Stalinizmi në Shqipëri”, “Torturat”, “Gra, të dënuara e internuara”, “Artistë, të dënuar e të internuar”, “Religjioni”, “Vetizolimi”, “Punë të detyruara dhe veprat”, “Diktatori dhe bijtë e tij”, “Revoltat” dhe mbyllet me “20 shkurtin e vitit 1991”, kohë kur diktatura filloi të shpërbëhej.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 3 =