Gjendet i vrarë 63-vjeçari në banesën e tij

KronikeKryesore
239
0
sample-ad

Një 63-vjeçar eshtë gjetur i vrarë me armë zjarri , viktima Pashko Mujaj banues në fshatin Vukpalaj rrethi Malësi e Madhe. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij, pasi në këtë fshat, kohët e fundit kishte ardhur nga emigracioni. Ai është gjendur i pajetë nga nipi i tij në sallonin e banesës. Sipas burimeve të dhëna, viktima ka dashur të shkojë në Podgoricë të Malit të Zi, për të pritur dy djemtë e tij në aeroport, që vinin nga Anglia. Këtë fakt viktima e kishte shprehur edhe tek disa banorë të fshatit. Për këtë fakt ai i kishte thënë nipit të tij që të vinte ta merrte për ta çuar ne aeroport. Por i nipi ka shkuar për ta marrë por ka gjetur derën e rrethimit të jashtëm të mbyllur me zinxhir ndërsa ka parë që dera e shtëpisë është e hapur. Ai ka kapërcyer rrethimin dhe ka hyrë në banesën tre katëshe ku në sallon ka gjetur të vdekur xhaxhanë e tij. Menjëherë pasi ka par

Policia e lajmëruar nga nipi i viktimës ka bërë veprimet përkatëse ku ka hgjetur katër gëzhoja ndërsa viktima ka patur dy plagë me armë zjarri në anën e majtë të gjoksit.Mendohet se 63 vjeçari është vrarë dy ditë më parë.Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është qëlluar nga përpara dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.Sipas policisë po hetohet lidhur me këtë vrasje ku pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e grabitjes së mbetur në tentativë ku, pasi viktima ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte i vetëm.Ai ka tentuar të neutralizojë grabitësit dhe Mundet ti ketë njohur,dhe kjo ka sjellë dhe vrasjen e tij.Policia ka shoqëruar katër persona për ti pyetur lidhur me ngjarjen ,ndërsa të afërmit e viktimës kanë pohuar se nuk kanë ndonjë konflikt me njeri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =