Bajern “pushton” Romën

FlashSport
290
0
sample-ad

Skuadra gjermane e Bajern Mynih ka arritur të marrë një fitore spektakolare ndaj Romës mbrëmjen e kaluar me një rezultat të thellë, 7-1. Bavarezët e dominuan totalisht ndeshjen duke përfituar nga përgjumja e repartit në mbrojtje të skuadrës romake.
Goleadën për bavarezët e filloi sulmuesi i krahut, hollandezi Arjen Roben, ku në minutën e 9-të shënoi një gol spektakolar. Në minutën e 23 shënoi Mario Gëtze me një super aksion nga skuadra gjermane, ku la të shtangur mbrojtjen bashkë me portierin De Santis. Dy minuta më pas erdhi edhe goli i tretë për bajern nga ana e Levandovskit, më pas në minutën e 30 është përsëri Roben që realizon golin e 4, dhe 6 minuta më pas Tomas Myler shënon me anë të një penalltie golin e pestë dhe të fundit për pjesën e parë.
Pjesa e dytë fillon po me të njëjtin ritëm, skuadra gjermane dominon ndeshjen dhe italianët duken më të përgjumur se në pjesën e parë. Ndërkohë në minutën e 66-të, roma duket sikur rizgjohet dhe arrin të shënojë golin e vetëm dhe të nderit me anë të Zhervinjos. Bajern vazhdon akoma të fundosë Romën, ku në minutën e 78-të shënon francezi, Frank Riberi. Ndërsa goditjen finale ia dha shqiptari me kombësi zviceriane, Xherdan Shaqiri, ku arriti të shënojë në minutën e tetëdhjetë.
Kjo nuk është hera e parë për Romën të humbasë me një rezultat të tillë në këtë kompeticion evropian. Në vitin 2007-të, Mançester Unajtid e bëri një gjë të tillë, duke e mundur skuadrën italiane më po të njëjtin rezultat, 7-1.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + 7 =