Arsenal kthen ndeshjen në një minutë

Sport
278
0
sample-ad

Ekipi i drejtuar nga tekniku francez, Arsene Wenger, ka arritur të marrë një fitore të pabesueshme në minutat e fundit të përballjes kundër skuadrës së drejtuar nga tekniku shqiptar, Besnik Hasi. Skuadra e Hasit arriti ti bënte ballë më së mirë skuadrës londineze, ku madje në minutën e 71-të, Najar arriti të realizonte me kokë golin e vetëm për Anderlecht.

Kur çdo gjë dukej e përfunduar, “Topçinjtë” arrijnë të shënojnë dy gola në minutat e fundit të këtij takimi. Për londinezët shënuan ,Keiran Gibbs, i cili befasoi me një gol në minutën e 89-të, teksa një minutë më vonë Lukas Podolski vulosi takimin.

Aktualisht, Arsenal gjendet në kuotën e gjashtë pikëve dhe Anderlecht është në kuotën e një pike. Ndeshja tjetër e vlefshme për këtë grup, përfundoi me fitoren e skuadrës së Borusia Dortmund, me rezultatin 0-4 kundër turqëve të Gallatasarai, të drejtuar nga tekniku italian, Prandelli. Dortmund e sheh veten si kryesuese e grupit D me nëntë pikë të plota, ndërsa Gallatasarai gjedet me vetëm një pikë.

Ndeshjet e rralës të vlefshme për këtë grup do të luhen me katër nëntor të këtij viti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 4 =