Si mund të vidhesh duke përdorur WiFi publik

Shkenceknologji
173
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1812″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në çantën e tij të shpinës, hakeri 34 vjeç, mban një pajisje të vogël të zezë, pak më e madhe se një paketë cigaresh e me një antenë në të. E takova ate rastësisht në një bar në qendër të Amsterdamit. Është një ditë me diell dhe thuajse të gjitha tavolinat janë të zëna. Disa njerëz flasin, të tjerë po punojnë në laptop, ose luajnë me smartfonët e tyre.
Wouter Slotboom nxjerr laptopin e tij nga çanta, vendos mbi tryezë pajisjen e zezë dhe e fsheh atë nën një menu. Një kamariere kalon dhe ne i kërkojmë dy kafe dhe fjalëkalimin e internetit WiFi. Ndërkohë Wouter ndez laptopin dhe pajisjen, aktivizon disa programe dhe shumë shpejt ekrani fillon të mbushet me rreshta teksti në ngjyrë të gjelbërt. Gradualisht bëhet e qartë se pajisja e Wouter po lidhet me laptopët, tabletat dhe smartfonët e të gjithë vizitorëve të barit. Fillimisht shfaqen fjali të tipit “iPhone Joris”, apo “MacBook i Simonit”. Antena e pajisjes po kap sinjalet që dërgohen nga aparatët, laptopët e tabletat përreth nesh. Më pas fillojmë të kuptojmë se me cilat rrjete WiFi pajisjet në fjalë kanë qenë lidhur më parë. Kaq mjafton për të kuptuar se cilat janë vendet që klientët e atij bari frektuentojnë, pasi emrat e rrjeteve WiFi shpesh janë indikatorë të saktë të tyre.[/vc_column_text][vc_single_image image=”1815″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kështu mësuam që Joris kishte qenë më parë në McDonald’s, me shumë mundësi kishte kaluar pushimet në Spanjë dhe se kishte marrë pjesë në gara makinash kart ( duke qenë se një nga rrjetet ku kishte loguar më parë i përkiste një klubi të njohur garash të tilla). Martini, një tjetër vizitor i lokalit, kishte udhëtuar për në Amsterdam nga Amerika me një ndalesë në aeroportin Heathrow të Londrës, me shumë gjasë po qëndronte në White Tulip Hostel dhe pak më parë kishte vizituar një bar të quajtur The Bulldog.
Le t’i lidhim të gjithë me rrjetin tonë fals
Kamarierja na shërben kafetë dhe na jep gjithashtu fjalëkalimin për rrjetin WiFi të lokalit. Pasi Slotboom lidhet me të, ai është në gjendje t’u ofrojë të gjithë klientëve një lidhje interneti dhe në këtë mënyrë të ridrejtojë trafikun e internetit të lokalit përmes pajisjes së tij të vogël. Shumica e smartfonëve, laptopëve dhe tabletave kërkojnë automatikisht rrjetet WiFi për t‘u lidhur. Përgjithësisht ata preferojnë një rrjet me të cilin kanë qenë lidhur më parë. Pajisja e Slotboom është në gjendje të regjistrojë kërkimet për rrjet të pajisjeve të tjera përreth dhe shfaqet si një rrjet i besueshëm. Pa pritur, në telefonin tim shfaqet rrjeti që përdor në shtëpi, si dhe ai që punoj në punë e kështu me rradhë një listë kafesh, hotelesh, trenash dhe vendesh të tjera publike që kam vizituar. Telefoni im lidhet automatikisht me një nga këto rrjete, të cilat të gjitha gjenerohen dhe i përkasin pajisjes së zezë.
Slotboom mundet gjithashtu të gjenerojë emra fals rrjetesh, duke i bërë përdoruesit të besojnë se ata janë lidhur me rrjetin e vendit të cilin po vizitojnë. Për shembull, nëse një vend ka një rrjet WiFi të quajtur me një emër të përbërë nga shkronja dhe numra të rastësishme (Fritzbox xyz123), Slotboom është në gjendje të krijojë një emër rrjeti (Starbucks). Ai thotë se njerëzit janë më të prirur të lidhen me rrjete të cilat mbajnë një emër të njohur.
Kështu shohim gjithnjë e më shumë njerëz që po logojnë në rrjetin tonë fals. Tashmë 20 smartfone dhe laptope janë tonët. Nëse ai do të dëshirojë, Slotboom mund të shkatërrojë plotësisht jetët e njerëzve që janë lidhur me të. Ai mund të tërheqë fjalëkalimet e tyre, të vjedhë identitetin e tyre dhe të futet në llogaritë e tyre bankare. I dhashë leje të më hakojë mua për të demostruar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe e njetja gjë mund t’i bëhet kujtdo me një smartfon në kërkim të një rrjeti, ose një laptop të lidhur me WiFi.
Gjithçka, me shumë pak përjashtime, mund të thyhet.
Fakti që rrjetet publike WiFi nuk janë të sigurta, nuk është më një lajm. Megjithatë është lajm e vërteta se sa shpesh dhe sa lehtë mund të ndërhyet në to. Aktualisht janë më shumë se 1,43 miliardë përdorues smartfonësh në të gjithë botën. Çdo vit kërkesa për laptopë rritet. Në vitin 2013, rreth 206 milionë tableta dhe 180 milionë laptope u shitën në të gjithë botën. Me siguri, çdokush me një pajisje portabël është lidhur të paktën një herë me një rrjet publik WiFi: ndërkohë që po pi një kafe, në tren, ose në hotel.
Lajmi i mirë është se disa rrjete janë më mirë të mbrojtur se të tjerë: disa e-maile dhe media sociale përdorin metoda kodimi që janë më të sigurta se ato të konkurrentëve. Por kaloni vetëm një ditë në shoqërinë e Wouter Slotboom dhe do të kuptoni se thuajse gjithçka dhe gjithëkush i lidhur me një rrjet publik WiFi mund të hakohet. Një studim nga një agjensi konsulence inteligjence e quajtur Risk Based Security përllogarit se më shumë se 822 të dhëna janë prekur në të gjithë botën vetëm gjatë vitit 2013, përfshirë numra të kartave të kreditit, datëlindje, informacione mjekësore, numra telefonikë, numra të sigurimeve sociale, e-maile, fjalëkalime të ndryshme, etj. Raport pas raporti, bëhet gjithnjë e më e qartë se vjedhja dixhitale e identitetit është kthyer në një problem madhor. Hakerat dhe kriminelët e rrjetit kanë tashmë në dispozicion shumë mjete. Por shtimi i përdorimit të rrjeteve publike WiFi e ka bërë këtë gjë ekstremisht të lehtë për ta. Jo më kot Qendra Kombëtare e Sigurisë në Rrjet dhe Ministria e Sigurisë dhe Drejtësisë e Hollandës lëshuan pak kohë më parë këshillën: “ Nuk është e këshillueshme përdorimi i rrjeteve WiFi të hapura në vende publike. Nëse këto rrjete përdoren, aktivitetet në lidhje me punën, apo financat, duhen evituar.”
Slotboom e quan veten një “haker etik”, një nga çunat e mirë, që dëshiron të bëjë të ditur për të gjithë rreziqet potenciale të internetit dhe teknologjisë. Ai këshillon individët dhe kompanitë se si të mbrojnë veten dhe informacionet e tyre. Siç po bën edhe sot këtë “aksion”, për të treguar se sa e lehtë është të shkaktosh një dëm në këtë mënyrë. Sepse është vërtetë një lojë fëmijësh: pajisja është e lirë për t’u blerë dhe softueri shumë i lehtë për t’u përdorur dhe gjetur. “Gjithçka ju duhet janë 70 Euro, një nivel inteligjence mesatar dhe pak durim,”thotë ai.
Lapsi.al[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − seven =