Samsung prezantoi telefonin inteligjent "Galaxy S5 Plus"

Shkenceknologji
239
0
sample-ad

Një version i ri i smartfonit “Samsung Galaxy S5 Plus”, ka të integruar një procesor 4-bërthamor 2.5GHz Qualcomm Snapdragon i cili është më i shpejtë në krahasim me modelin aktual “Galaxy S5”. “Samsung Galaxy S5 Plus” do të vijë me një ekran Super AMOLED, me diagonalen 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 piksel i përkrahur nga 2GB RAM memorie.
Karakteristikat e tjera të “Galaxy S5 Plus” përfshijnë 16GB hapësirë të brëndshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës, kamera frontale 2 megapikselë, kamera kryesore 16 megapikselë dhe bateria e fuqisë prej 2,800 mAh. “Samsung Galaxy S5 Plus”, gjithashtu, vjen edhe me sensorin për gjurmë të gishtërinjve si dhe ka të instaluar versionin Android 4.4 Kitkat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 8 =