Rikthehet magjia e Çampions Ligë-s

Sport
185
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1770″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ditën e sotme do të luhen tetë sfidat e javes së tretë të kompeticionit më emocionues evropian për klube, atij të Çampions Ligë. Sfida më  e forte e natës së sotme, është përballja mes ekipit italian të Romës dhe gjermanëve të Bajern Mynih. Bavarezët kryesojnë grupin E me 6 pikë dhe në vend të dytë është skuadra e Romës me 4 pikë. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo e CSKA e Moskës kundë Mançester Sitit.

Ndërkohë në grupin F- APOEL Nikosia do të presë skuadrën e Paris Sën Zhermen, dhe Barcelona do të përballet me hollandezët e Ajaksit. Gjendja në grupin F është, Paris Sën Zhermen kryeson me 4 pikë, Barcelona 3 pikë, Ajaksi 2 dhe APOEL Nikosia me vetëm 1 pikë.

Në grupin G do të përballen skudra londineze e Çelsit kundër sllovenëve të Maribor, dhe gjermanët e Shalke 04 do të presin portugezët e Sportingut të lizbonës. Grupin G e kryeson Çelsi me 4 pikë, Maribor 2 pikë, Shalke 2 dhe Sportingu me vetëm 1 pikë.

Ndërsa në grupin H do të luhen BATE Borisov kundër Shaktjar Donjesk, dhe sfida më interesante e grupit H asaj mes skuadrës së Portos dhe Atletiko Bilbao. Në grupin H kryeson Porto me 4 pikë pastaj vjen BATE Borisov me 3 pikë, Shaktjar Donjesk me 2 dhe Atletiko Bilbao me 1 pikë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 2 =