Atleti Olimpik dënohet me 5 vite burg për vrasjen e të dashurës

Aktualitet
166
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1715″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Një gjykatë në Afrikën e Jugut dënoi të marten atletin olimpik dhe paraolimpik Oscar Pistorius me pesë vjet burg për vrasje nga pakujdesia të dashurën e tij Reeva Steenkamp, në ditën e Shën Valentinit të vitit të kaluar. Në kulmin e një prej gjykimeve, me shikueshmërin më të lartë për vrasje në historinë e kohëve të fundit, 27-vjeçari u dërgua të dalë para trupit gjykues nën masa të larta sigurie të policisë, duke e shoqëruar deri në sallën e gjyqit në Pretoria.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1719″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Pistorius fshiu sytë e tij, pasi gjyqtaria Thokozile Masipa dha dënimin me burg dhe e shpalli atë fajtor për vrasje, raportojnë rrjetet presticioze informative Reuters dhe BBC. Edhe pse më parë ajo u shpreh se që nga dita e vrasjes atleti ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ndodhej ende në terapi. Prokurori i çështje kishte kërkuar 10 vjet burg, ndërsa mbrojtja ishte përqendruar tek dënimi me punë sociale, dhe arrest shtëpie. Pasë vendimit të gjykates në Pretoria, nuk ka patur asnjë reagim të menjëhershëm nga anëtarët e familjes së tij, apo nga të afërmit e modeles 29 vjecare Steenkamp, e diplomuar për drejtësi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1721″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Ajo gjeti vdekjen e menjëherëshme kur Pistorius e qëlloi atë katër herë në derën e banjos në shtëpinë e tij luksoze në Pretoria në ditën e Shën Valentinit të vitit të kaluar. Por ai thoshte gjithmonë se e qëlloi atë gabimisht, nga frika se në vilën e tij ishin futur persona të dyshuar të cilët mund ti bënin keq atij dhe këtë gjë e bëri për vetëmbrojtje. Atleti, i njohur si “Runner Blade” për shkak të protezave prej një fibër-karboni në këmbët e tij, e bën një nga emrat më të mëdhenj në atletikën botërore në vitin 2012 në Lojërat Olimpike të Londrës, kur ai arriti në gjysmëfinale të 400 metra kundër atletëve të tjerë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + twelve =