Ndeshja Shqipëri-Serbi të luhet në Selanik

FlashPolitikeSport
308
0
sample-ad

Kryetari i bashkisë së Selanikut, Janis Butaris  është shprehur i gatshëm për të ofruar “ndihmë neutrale” për zbutjen e gjakrave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Pasi u bë problem i madh, historia e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Vetë kryetari i bashkisë ka thënë se, Selaniku është gati të ofrojë zhvillimin e ndeshjes në këtë qytetet nëse UEFA vendos që pjesa e mbetur e takimit të luhet në një stadium neutral.

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s do të japë vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri pas dy ditësh (23 tetor), ndeshje kjo e vlefshme për kualifikuese e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Takimi u ndërpre në minutën e 41’ të pjesës së parë pas incidentit të shkaktuar në fushë.

Butaris thotë se, i ka kërkuar këshillit bashkiak që të marrë në konsideratë një propozim të tillë. Në stadiumin e Selanikut zhvillon ndeshje ekipi i PASOK-ut dhe ka një kapacitet prej 27 770 vende.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 9 =