Kërkohet ekstradimi i “Griselda Blankos” Shqiptare

AktualitetFlashKronikeKryesore
421
0
sample-ad

E njohur me pseudonimin “tezja e kokainës” Valentina Tufa e cila ishte pjesë e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Europë, kërkohet të ekstradohet në Shqipëri. 50 vjeçarja e cila përdorte si transit Shqipërinë dhe Kosovën u arrestua në qershor të këtij viti në Kosovë në kuadër të operacionit të përbashkët me policinë shqiptare dhe që u finalizua me shkatërrimin e laboratorit të kokainës në Fushë-Kuqe dhe atij në Pejë. Valentina Tufa me shtetësi amerikane njihej si truri kësaj organizate pasi administronte sasinë dhe çmimet e kokainës e heroines, por jo vetëm kaq sepse ajo shikonte cilësinë e kokaines, për shkak të profesionit si inxhiniere kimiste dhe merrej me përzierjen e tyre.

Pas kërkesës së palës shqiptare, Interpol e ka shfaqur Valetina Tufinën në mesin e personave të kërkuar për llogari të vendit tonë, pasi të mbyllet gjykimi nga pala kosovare. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tufina kishte rol kyç në rrjetin e trafikut të goditur në qershor të këtij viti, ku janë kryer arrestime si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, ndërsa Gëzim Çela i konsideruar si “baroni i drogë” vijon të jetë në kërkim.

Çela për një periudhë të gjatë ka qenë nën hetim nga Krimet e Rënda, pasi dyshohet se trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës. Nëpërmjet ngarkesave që vinin në adresë të tij, furnizoheshin dhe grupe të tjera në vend, emë pas kokaina tregtohej nga shpërndarësit tek klientët VIP. Pjesë e këtij grupi u arrestuan Kujtim Çelaj, Renald Hysolli, Valentina Tufina si dhe tre shtetas kosovarë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − five =