Kafeja dhe cigarja një kombinim i keq

Shendeti
332
0
sample-ad

Disa shkencetarë nga Fakulteti i Mjekësisë në Athinë kanë traguar se kombinimi i kafesë dhe cigares paraqet një rrezik të dukshëm për zemrën dhe enët e gjakut. Për shumë njerëz kafeja e mëngjesit me një cigare është një ritual pa të cilin nuk mund ta imagjinojnë fillimin e ditës. Disa e bëjnë këtë vetë, disa në shoqëri. Ata që pinë duhan e kanë të vështirë ta imagjinojnë që me kafe të mos konsumojnë edhe cigare. Megjithatë, do të duhej të paktën të përpiqen të provojnë të imagjinojnë se si do të dukej kjo. Pirja e duhanit, natyrisht, është një shprehi e dëmshme, dhe për këtë flitet një kohë të gjatë dhe shumë. Në qoftë se mundeni, do të duhej të hiqni dorë nga duhani plotësisht. Nëse planifikoni që këtë ta bëni dikur në jetën tuaj, por jo tani, ose nuk planifikoni të hiqni dorë nga cigaret, të paktën përpiquni të mos e kombinoni kafenë dhe cigaret, pa marrë parasysh se sa mund t’ju duket e panatyrshme kjo dhe sa mund të mendoni se nuk shkon njëra pa tjetrën. Kafeina në sasi të mëdha, ashtu si edhe nikotina, është e keqe për enët e gjakut, rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit. Në efektin e kombinuar të nikotinës dhe kafesë janë veçanërisht të ndjeshëm personat e moshuar, dhe ata që tashmë kanë presionin e lartë të gjakut. Pse ndodh ky efekt? Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por besojnë se kjo është për shkak të ndikimit në punën e sistemit nervor qendror dhe sekretimit të hormoneve që ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + fourteen =