Guerilasit e ISIS-it mbushin Korçën me trakte

KronikeKryesore
267
0
sample-ad

Rikthehen traktet me mbishkrime të ashtuquajturit “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIS). Këtë herë, jo shumë largë, por në një prej qyteteve të Shqipërisë, konkretisht në qytetin juglindor të Korçës, në një lagje periferike pranë Medresesë së qytetit, që për çudi, shumicën e popullsisë e ka të fesë ortodokse. Veç mbishkrimit “ISIS” është edhe mbishkrimi “Al- Qaeda”, “Bin Laden” si dhe “Turkey”, ndërsa nuk mungojnë edhe mbishkrime të tjera të zakonshme nëpër mure, siç është mbishkrimi “PD” (Partia Demokratike).

Fotografia me mbishkrime është publikuar në internet nga portali “Pellazgët e Korçës”, gazetë e minoritetit grek të Korçës. Natyrisht që duke lexuar lajmin që shoqëron këtë foto, kuptohet njëanshmëria, duke e prezantuar këtë foto si një cënim të minoritetit grek të këtij qyteti.

Por përtej njëanshmërisë dhe propagandës së këtij portali, faktikisht mbishkrimet e organizatave terroriste nëpër mure duhen marrë seriozisht nga autoritetet shqiptare, nuk duhen lejuar dhe autorët duhen vënë para përgjegjësisë. Të shohim cili do të jetë reagimi i autoriteteve shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 3 =