Aleanca e Bizneseve: Bojkotoni prodhimet e Serbisë!

Kryesore
194
0
sample-ad

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e Kosovës që t’i bojkotojnë prodhimet e Serbisë, madje të gjitha ato produkte që vijnë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovës.

Në një intervistë dhënë për “KosovaPress”, Shahini, ka treguar se fushata që ka nisur me datë 15 tetor do të vazhdojë deri më 28 nëntor dhe se deri atëherë, ai shpreson se konsumatorët do të vetëdijesohen edhe më shumë duke konsumuar prodhime vendore.

“Qëllimi kryesor i kampanjës “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?”, javët e biznesit tashmë nga viti 2003 e këndej, organizohet në të gjithë Kosovën. Këtë vit ky projekt do të realizohet edhe në shtetet e tjera duke përfshi edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, edhe te shtetet të Azisë, siç është Turqia, vendet e tjera të Bashkimit Evropian me qëllim të promovimit të bizneseve vendore, prodhimeve të veta duke ngritur vetëdijen kombëtare, duke konsumuar prodhim vendi, prodhim autoktone ne do të kemi mundësinë që së pari ta ngritim nivelin e mirëqenies sociale në tërë kombin shqiptar dhe së dyti të marrim edhe ne një hise nëpër tregjet e huaja për arsye se edhe Kosova edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera, janë vërshuar nga produkte të huaja dhe bën si konsumatorë jemi duke e konsumuar”, ka thënë Shahini. Siç ka thënë ai, me këtë kampanjë i ftojmë të gjithë konsumatorët anembanë kombit që t’i konsumojnë prodhimet që shkruajnë shqip që janë në gjuhën shqipe, që prodhohen në gjuhën shqipe në mënyrë që mos të jemi konsumues të produkteve të huaja, por të jemi konsumues të prodhimeve të vendit.

“Vetëdija konsumuese duhet të ndryshojë, neve na vijën keq që ndodhen të gjitha ato ndodhi ditëve të fundit në fushat e futbollit dhe ende nuk po kuptohet që futbolli është lojë, humbës apo fitues, në momentin që pranon të luash me dikë, t’i duhet të jesh prejse e humbjes apo e fitores. Në ketë drejtim neve na ka prekur shumë rasti që djemtë e Kombëtares tonë u keqpërdoren, u keqtrajtuan në sytë e presidentit të shtetit të Serbisë, në sytë e 3500 policëve të Serbisë që kanë pasur siguri për gjithë atë ndeshje dhe nuk patënmundësi që ata t’i mbrojnë. Mendo se si do të mbrohet dikush nëse do të lëviz në atë anë”, ka thënë më tej ai.

“Bizneset e Kosovës nuk janë shumë të pranishme në tregun e Shqipërisë, Pse?, sepse qytetarët e Shqipërisë tash e shumë vite konsumojnë prodhime greke, italiane, serbe, që kanë zënë vend edhe përmes distributorëve të ndryshëm edhe për mes marketingut dhe kjo është ngulitur në kokat e tyre që ata janë produkte. Ndërsa, produktet tona që tash ofrohen u mungon mbështetja institucionale”, ka thënë Shahini,që, më tej, ka theksuar se vetëdijesimi i konsumatorëve të Shqipërisë nuk është e njëjtë me atë të Kosovës dhe prandaj prodhimet e Kosovës nuk janë shumë të pranishëm në tregun e Shqipërisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =