Varë veten në qeli, vrasësi i Kosovarëve

Kronike
165
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1554″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Sipërmarrësi italian i cili vrau dy ish-punonjësit e tij nga Kosova më 15 shtator, është vetëvrarë në qelinë e burgut. Gianluca Ciferri 48 vjeç nga Fermo, vrau dy ish-punëtorët e tij Nexhmedin Mustafa 38 vjeç dhe Valdet Avdyli 26 vjeç, pasi i kërkonin rrogat e prapambetura që shkonin rreth 20 mijë euro.

Sipas medieve italiane, Ciferri ka varur veten me çarçafë të lidhur në hekurat e dritares së banjës gjatë natës. Trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 4 të mëngjesit nga i burgosuri që rrinte në të njëjtën qeli me të. Gjithashtu bëhet me dije se 48-vjeçari ka lënë edhe një letër, që mendohet të jetë për bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Ciferri ishte dërguar dy javë më parë nga burgu i Fermos në burgun e sigurisë së lartë të Ascolit, ku mbahej nën kontroll 24 orë në ditë,  nga frika mos ndonjë i burgosur shqiptar apo kosovar hakmerrej.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − fourteen =