Teleskopi 30 metra po ndërtohet në Hawaii

Shkenceknologji
246
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1603″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Pas vitesh planifikim, ndërtimi i teleskopit 30 metra  me një kosto prej 1.4 bilion dollarësh ka filluar në Hawaii. Ky teleskop i gjeneratës tjetër do të pajisë astronomet me fuqi të padëgjuara më parë, rreth 10 herë më shumë se rezolucioni i Hubble, për të observuar kompleksitetin e universit nga komoditeti që ofron toka. Sidoqoftë vendndodhja e tij në majë të vullkanit Mauna Kea në Hawaii ka disa rezidentë pranë.

Ashtu sikurse emri i këtij instrumenti tregon, teleskopi 30 metra do të ketë një sipërfaqje totale reflektuese që është 30 metra në diametër. Do të jetë në fakt i përbëre nga 492 pasqyra hexagonale që shërbejnë si pjesë e sistemit të ri të optikave të adaptuara të teleskopit. Kjo mund të jetë inovacioni me i rëndësishëm i tmt sepse mund të na shpëtojë nga lancimi i teleskopëve të shtrenjtë në hapësirë. Të paktën shumicën e herëve.

Optikat adaptive në punë të tmt janë të bazuara mbi teknologjinë që është eksperimentuar në teleskopet binjake keck të cilët janë gjithashtu të lokalizuar pranë majës së malit kea. Teleskopi 30 metra do të jetë i aftë të bëjë përshtatje të mira ndaj fokusit të tij për të eleminuar efektet e zbehjes që ka atmosfera e tokës. Për këtë arsye këto teleskopë janë pozicionuar si Hubble dhe teleskopi i ardhshëm James Webb në hapsirë ku atmosfera nuk mund të interferojë me pamjen tonë të universit.

Sistemi i optikave adaptive që po zhvillohet për përdorim në tmt përdor një palë pasqyrash të deformueshme për të korrektuar veten ndaj pengesave atmosferike. Në thelb forma e pasqyrave në vetvete mund të ndryshojë për të korrigjuar efektet e turbullimeve atmosferike në kohë reale. Në mënyrë të ngjashme me Keck, tmt do të përdorë një sensor wavefront për të provuar dritën që vjen dhe për të përcaktuar modelin e shtrëmbërimit.

Tmt do ti japë astronomeve një mjet të fuqishëm mjaftueshëm për të bërë studime afatgjata mbi lëndën e errët të university, vrimat e zeza supermasive dhe formimin galaktik. Gjithashtu mund të asistojë në gjetjen e exoplaneteve në univers derisa instrumente më të specializuara të teleskopit Webb të jenë të gatshëm.

Astronomet nuk presin ndonjë problem me funksionimin e optikave adaptive në tmt, pasi në thelb është një version i zmadhuar i teknologjisë që është zbatuar me sukses në observatorin Keck, ku ky i fundit përdor pasqyra 10 metërshe. Sidoqoftë problem qëndron se vendasit Hawaiian besojnë se zonat e vullkaneve janë të shenjtë dhe si të tillë nuk duhen prekur me ndërtime, pavarësisht se çdo gjë mendohet se do të jetë gati për vitin 2022.

Tmt nuk është pa konkurrencë në sferën e mega teleskopëve. Disa projekte në andet kiljane janë aktualisht duke u planifikuar, projekte të cilët do të zënë 24 deri në 39 metra hapësirë për mbledhje drite. Secili nga këta 3 projekte teleskopësh pritet të kenë specialitete të ndryshme bazuar mbi instrumentat që do të kenë. Këta lloj teleskopesh janë të dizenjuar të investigojnë pyetjet më të mëdha të universit, kështu që ka vend për të tre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + 7 =