Rama: ata që u lutën për anulimin e vizitës gabuan

AktualitetFlashKryesorePolitike
325
0
sample-ad

Gjatë takimit “Shqipëria dhe Italia, partnership për Europën”, kryeministri Edi Rama duke ju referuar shtyrjes së vizitës së tij në Beograd deklaroi,se të gjithë ata që kërkuan anulimin e vizitës së tij në Sërbi gabojnë, duke theksuar se anulimi i saj nuk do të ishte përgjigjja e duhur ndaj Serbisë. Shqipëria tha Rama do të ishte humbësja më e madhe si investitorja dhe nga ana tjetër si kontributorja e Evropës së Frikës. Por unë mbroj Europën e Shpresës deklaroi Rama. Kreu i qeverisë thekson se askush nga Brukseli nuk e ka telefonuar për t’i kërkuar që të mos anullojë vizitën. Nuk na bën evropian askush tjetër përveç vetvetes. Shqipëria Evropiane është ajo të cilën vizitoi Papa dhe që u prit nga Shqiptarë të krishterë e myslimanë që mbushën sheshin pa zbardhur dita” deklaron kru I qeverisë Rama. Duke u ndalur tek rëndësia e procesit të integrimit, kryeministri Rama tha se kjo strategji drejt BE-së nuk duhet të ndryshojë për shkak të një ndeshje futbolli. Ndërsa për incidentin me dronin në ndeshjen e futbollit ai u shpreh se vëllait të tij i ra të jetë ndër heronjtë e rremë ballkanik, referuar incidentit dhe përfshirjes së tij në ndeshjen Shqipëri- Serbi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + two =