Një betejë e re diplomatike

Opinion
274
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1667″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga: Aleksandër ÇIPA

Diplomacia serbe, pas incidentit dhe ndeshjes së ndërprerë mes dy përfaqësueseve kombëtare në futboll, ka rikthyer jo vetëm një krizë diplomatike serbo-shqiptare, por tenton më shumë. Deklaratat, telefonatat dhe sidomos notat e protestës të shkëmbyera mes Tiranës dhe Beogradit rishtazi, të lënë shijen e një tensioni që tejkalon pretekstin prej ndeshjes së ndërprerë dhe të dhunuar.

Ndeshja që u ndërpre prej dhunës dhe tensionit të vendësve në Beograd, tashmë nuk ka lidhje me fushën e stadiumit “Partizani”, por është hedhur në një fushë e pista të tjera. Në këtë fushë dhe në ato pista, ne shqiptarët nuk kemi më atë “ekip 11 vetësh” të Kombëtares, por kemi një dobësi historikisht të ripërsëritur. Fjala nuk është as për grupin që do të paraqesë e mbrojë pretendimet shqiptare në tryezën e UEFA-s apo të FIFA-s dhe as për menaxhimin në fusha të tjera të betejës propagandistike me serbët. Fjala është për diçka tjetër: për diplomacinë.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë rikthyer në kohën e ftohtë, në gjendjen e aq komentuar prej prozës së Kadaresë te novela “Krushqit janë të ngrirë”. Qeveria dhe gjithë piramida hierarkike e Serbisë zyrtare u është rikthyer toneve akuzuese dhe me një lloj prepotence që të lë shijen e vitit 1948. Natyrisht beogradistët qeverisës të Serbisë së sotme, vetëm imazhin dhe perceptimin mund të kenë të tillë, pasi koha ka ndryshuar dhe shteti i tyre ka një histori politike të re të viteve ’90, për të cilën turp do të ndiejnë edhe 200 breza të ardhëm serbësh. Mirëpo kasta heterogjene e këtyre qeverisësve vjen nga kultura dhe nostalgji të ndryshme politike. Njërës prej të cilave, Presidenti aktual Nikoliç po i referohet me devocion naiv. Fjala është për alteregon e vet fatkeq, Milosheviçin(!). Megjithatë kjo kastë heterogjene qeverisësish në Beograd, po ndryshon befas rrjedhën e zhvillimeve të qeta të 10 viteve të fundit në relacionet me Shqipërinë. Dukej se para pesë muajsh, mes dy vendeve po krijoheshin premisat për një kthesë klime dhe shkëmbimesh jo vetëm diplomatike, por edhe në fusha të tjera. Mirëpo ky perceptim sipërfaqësor befas u shemb lehtësisht dhe gati plotësisht para dhe pas ndeshjes së pjesshme të Beogradit mes ekipeve kombëtare në futboll.

Pas kësaj, diplomacia serbe ka vënë në plan të parë kërkimin e ndjesës absurde prej qeverisë shqiptare, si dhe disa akuza idioteske, po të gjykohet me tablonë dhe imazhin real të asaj dhune dhe egërsie barbare që tifozët dhe Presidenti serb Nikoliç (ky i fundit verbalisht) demonstruan ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Në këtë gjendje, diplomacitë e të dy vendeve kanë përmbysur axhendën. Ndërsa përgatisnin një protokoll të posaçëm për vizitën e paralajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në Beograd, tashmë Serbia shtetërore e aq turpëruar në opinionin publik botëror, po sajon pretendimin refuzues të kësaj vizite.

Refuzimi publik i vizitës së homologut shqiptar më 21 tetor nga Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, do të ishte një akt diplomatik vetëndëshkues në sytë dhe vëmendjen e diplomacisë botërore. Por deklaratat paraprake po lënë përshtypjen se kërkohet dhe tentohet vetanulimi nga ana e Kryeministrit Rama.

Diçka e tillë do t’i vlente e ndihmonte më shumë se kujtdo vetë Kryeministrit serb. Në këtë mënyrë, anulimi i vizitës do të plotësonte arsyetimin se incidentet në Beograd i çuan dhe i bënë shqiptarët. Por jo vetëm kaq: Me këtë prishje të udhëtimit diplomatik, pësimi shqiptar çelte një kapitull të ri me pasoja të shumta.

Shqipërisë, pas incidenteve në Beograd dhe sidomos falë menaxhimit serb dhe filoserbizmit europian në politikë, media dhe në institucione komunitare, po i cenohet statusi i vendit që eksporton stabilitet. Këtë mësymje të re jo vetëm diplomacia serbe e ka në rend të ditës si aksion.

Dy ditë pas incidenteve në Beograd, fqinja jonë në Jug, Greqia u ngut për sjelljen e një note proteste për të ashtuquajturin sulm të nacionalistëve shqiptarë në fshatin e minoritetit grek Dervician, në Gjirokastër, ku pati pasoja të goditjes së makinave dhe xhamave të banorëve minoritarë. Një reagim diplomatik më i shpejtë se vetë qarkullimi i kronikës apo lajmit për ngjarjen, e cila edhe sot në shtypin shqiptar është e pandriçuar mirë.

Por logjika ta do se mes notës së protestës nga ambasadori grek në Tiranë për sulmin e pashfaqur në mediat audiovizive në Dervician, si dhe sulmeve mbi ambasadën shqiptare në Podgoricë apo djegies së dyqaneve të shqiptarëve në Novi Sad apo Beograd, nuk ka vetëm rastësi apo përkim kohor. Episodet dhe incidentet vlejnë si “brumë i vyer” për qëndrimet e reja dhe të forta të diplomacisë së një vendi apo të më shumë, kur përputhen interesat dhe koniunkturat.

Tashmë diplomacia e fqinjëve ka fituar një arsye e pretekst për të shtuar ankime dhe sidomos pretendime ndaj diplomacisë shqiptare. Në këtë mënyrë, serbët dhe aleatët e tyre grekët, kanë nisur aksionin për ta përdorur shkakun e ndeshjes së pabërë e të ndërprerë me dhunë serbe, mes ekipeve e kombëtare në Beograd, si një “kampion” të irredentizmit shqiptar. Kjo akuzë e harruar qysh prej viteve ’80 ka për t’u rikthyer ditët e ardhme sërish në mediat dhe opinionet politike serbe.

Ajo që i nevojitet diplomacisë shqiptare është rikthimi në ditët e saj aktive të imazhit dhe brendisë për më shumë sjellje dhe veprime konstruktive. Roli që kancelarja gjermane Merkel i atribuoi qeverisë shqiptare në takimin e kryeministrave të Ballkanit, natyrisht që është një arritje kolosale. Pakënaqësinë prej njohjes së këtij roli të madh, diplomacia dhe shteti ynë kanë arsye ta mendojnë. Ajo bëhet edhe më e imagjinueshme kur shihet sidomos diferenca që kemi me serbët për prirjet dhe realitetin e sotëm gjeopolitik në raport me Europën dhe SHBA nga njëra anë dhe Rusinë nga ana tjetër. Interesat gjeopolitike të vendit në raport me SHBA dhe Europën, janë fari udhërrëfyes i sjelljes dhe qëndrimit dinjitoz diplomatik që është e dënuar të ruajë e përfaqësojë jo vetëm Shqipëria, por tashmë edhe Kosova.

Kryeministri Rama dhe diplomacia shqiptare në qeverinë e tij, ndëshkohen nëse ia humbasin Shqipërisë rolin e shtetit që eksporton stabilitet dhe vullnet të hekurt integrimi. Dinjiteti kombëtar shtetëror e ka të provuar dhe të fituar vlerën e kësaj bashkëjetese me rrjedhën e vetme e të pandryshueshme të integrimeve në rajon dhe në kuadër partneriteti strategjik me Europën dhe SHBA-në. Shqip[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × three =