Nis viti ri akademik, ministrja Nikolla uron studentët

FlashKryesorePolitike
286
0
sample-ad

Në të gjitha Universitetet publike dhe private të vendit ka nisur viti i ri akademik 2014-2015. Rreth 46 institucionet e larta arsimore kanë hapur sot dyert për të pritur studentë. Ky vit i ri akademik nis me 18 universitete më pak se një vit më parë, të mbyllur pas vendimit të qeverisë për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte në Fakultetin e Mjekësisë, nga ku uroi studentët për nisjen e vitit të ri akademik. Ministja theksoi se arsimi iu përket të gjithëve dhe jo vetëm politikanëve, duke u bërë thirrje studentëve që të bëhen pjesë e debatit për reformën në arsimin e lartë. Në këtë kontekst, Nikolla tha se këto reforma kanë si qëllim kthimin e cilësisë së arsimit të lartë si dhe tregut të punës. Duke folur më konkretisht për reformat, Lindita Nikolla, risolli në vëmnedje mbylljen e universiteteve dhe filialeve që nuk plotësonin standartet e duhura. Gjithashtu, Nikolla shtoi se në dhjetori pritet të nisë edhe reforma tjetër në arsim, që ka të bëjë me akreditimin dhe rankimin e universiteteve. Për këtë ministrja, nënvizoi se procesi do të kryhet në bashkëpunim me agjencinë britanike QAA.
Ky proces, sipas Nikollës do të mundësojë rritjen e transparencës për publikun si dhe të cilësisë në arsimin e lartë, çka siç theksoi ministrja do të ndikojë edhe në tregun e punës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =