Hackeri 13 vjeçar jep leksione për Internetit

Histori te rralla
761
0
sample-ad

Të rritur e të vegjël janë ulur dhe po marrin këshilla nga një djalë 13 vjeçar i cili ka folur mbi sigurinë informatike në “China Internet Security Conference”.
Adoleshenti Wang Zhengyang është një ekspert në sigurinë e internetit dhe mendohet se ai mund të shndërrohet në hackerin më të ri në moshë. Djaloshi u ftua të flasë dhe të tregojë për njohuritë e tij në këtë konferencë kaq të rëndësishme, në të cilën merrnin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë të shumtë.
Zhengyang deklaroi si atij i pëlqen që ta shikojnë si një “hacker kompiuterash me etikë”, pasi deklaroi se kishte mundur që të ndryshonte çmimin e një produkti që shitej online nga 2500 jen në 1 jen. (1 $= 6.13 jen).
13 vjeçari studion në një shkollë në Pekin. Ai tha se donte vetëm të vendoste rregull dhe ekuilibër mes atyre çmimeve të larta. Pasi u akuzua edhe për manipulimin e sistemit online të shkollës, ai nuk e pranoi duke thënë se nuk do të kishte asnjë përfitim nga një gjë e tillë.
Djaloshi shpjegoi se nuk kishte hackuar sistemin për studentët e rinj por për ata në shkollën e mesme, në të njëjtën shkollë. “Për të zbuluar se cila është pika e dobët e sistemit duhet ta sulmosh fillimisht faqen apo sajtin”, ka thënë ai.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + six =