Të huajt “nxisin” protestat në Hong Kong

AktualitetKryesore
240
0
sample-ad

Udhëhehqësi i Hong Kongut ka thënë se forcat e huaja kanë rol në protestat pro demokracisë që kanë paralizuar pjesë të qytetit. Shefi ekzekutiv, Leun Chun-Ying, tha se protestat janë “jo krejtësisht një lëvizje e brendshme, pasi janë forca të jashtme të përfshirë” nga vende të tjera, të cilat kanë inkurajuar protestat masive që kanë bllokuar rrugët kryesore për tre javë. Por sipas BBC Shefi ekzekutiv, nuk dha hollësi mbi elementet e huaj të cilët ai dyshonë për ndërhyrje dhe nuk ka pranuar t’i identifikojë ato. Protestuesit, shumica studentë, kërkojnë nga Kina zgjedhje plotësisht demokratike më 2017. Kina, e cila ka kontroll mbi Hong Kongun, ka thënë se qytetarët do të mund të votojnë direkt, porse ajo do të përpilojë listën e kandidatëve. Por krerët e studentëve kanë qenë edhe më të zëshëm në kërkesat e tyre për Leun, pasi kanë kërkuar, të japë dorëheqjen, duke e akuzuar 60-vjeçari i cili është vënë si një personë fallcë nga Pekin për nevojat e qytetit. Qeveria Hong Kong kishte njoftuar bisedime me udhëheqjen e lëvizjes së protestës, një javë pasi negociatat ishn anuluar në momentin e fundit. Takimi pritet të mbahet të martën. Mediat kineze kanë akuzuar vazhdimisht “forcat anti-Kinë”, si Shtetet e Bashkuara, për manipulim të protestuesve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − two =