Arabia Saudite stimulon mësuesit me makina luksoze

KurioziteteSociale
229
0
sample-ad

Ministria e Arsimit në Arabinë Saudite planifikon të shpërblejë mësuesit që i përkushtohen me shpirt mësimdhënies, me makina luksoze si “BMW”, si dhe shuma të mëdha parash. Shpërblimet nuk do të jepen vetëm për mësuesit në klasë, por edhe për drejtuesit e shkollave dhe këshilltarët arsimore. Edhe studentët më të mirë do të marrin një shpërblim nëse i përmbushin kriteret. Por pavarësisht kësaj, ata nuk do të kenë gjasa të marrin makina të shpejta ose shuma nga 2,665 $ në 32,000 $ si mësuesit e tyre. Ministria thotë se qëllimi është që të “inkurajohet përsosmëria në profesionin e mësimdhënies”. “Kjo konfirmon angazhimin e ministrisë për studentët dhe arsimin në përgjithësi. Makina tip“BMW” duhet të jetë një motivim i madh për njerëzit që punojnë në këtë fushë”, thotë një përfaqësues i ministrisë. Komentet në rrjetet sociale dhe media të ndryshme, mbështesin këto përpjekje ambicioze për të tërhequr njerëzit në profesionin e mësimdhënies relativisht të keqpaguar, ndërsa të tjerë vënë në dyshim nëse mësuesit do të jetë të motivuar nga paraja dhe statusi i të mirave materiale, apo me investimet në sistemin arsimor të trazuar. Dhe ky fakt u vu në dukje sidomos për shkak të interpretimit konservator të Islamit në Arabinë Saudite, e cila nuk lejon gratë të drejtojnë makinat: “Kjo është një nxitje e madhe, përveç faktit se mësueset që do të fitojnë çmimin, nuk do të jetë në gjendje për të drejtuar makinën e tyre”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + four =