UGSH publikon të dhëna tronditëse për situatën e gazetarëve

AktualitetKryesore
191
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1419″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Situata social ekonomike e gazetarëve shqiptarë paraqitet në gjendjen më kritike se në vitet e mëparshme, ka qenë fraza e parë e shqiptuar nga drejtuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë(UGSH), në konferencën e shtypit të dhënë paraditen e sotme.

Sipas tyre, viti 2014 ka thelluar krizën ekonomike në mediat shqiptare,ka shtuar informalitetin dhe punën në të zezë, ka rrëzuar solidaritetin social të gazetarëve. Po më tej? Ja të dhenat tronditëse:
“Unioni i Gazetareve Shqiptare përmes statistikave dhe komunikimeve të drejtëpërdrejta me anëtarët e vet, që punojnë në gjithë spektrin medial të vendit, paraqet sot publikisht disa të dhëna që japin një tablo të qartë të krizës ekonomiko-sociale në të cilën kanë rënë mediat dhe gazetarët shqiptarë .
Në 21 gazetat e përditshme të vendit, gjatë vitit 2014 vonesat e pagave mujore të gazetarëve dhë punonjësve kanë qenë fenomen që kanë prekur 18 prej tyre.
Në 100 kanalet televizive të vendit në 94 prej tyre vonesat e pagave mujore për gazetarët kanë qenë të ripërsëritura kohë pas kohe, madje në 75 për qind të tyre ato kanë kaluar një,dy deri në katër muaj.

Në 75 radiot që aktualisht transmetojnë në gjithë vendin dhe ku gjenden të punësuar rreth 400 punonjës, mes të cilëve 100 gazetarë, vonesat e pagave prekin mbi 97 për qind të tyre.
Gjatë vitit 2014 kanë humbur vendet e tyre të punës, ose i kanë braktisur ato për shkak të punës së papaguar , 176 gazetarë.
Nuk mund të flasim për mediat online, në të cilat përditë po punësohen gazetarë , kryesisht të rinj, të cilat ende nuk janë të regjistruara, ndërkohë që sipas një statistike të UGSH-së, aktualisht ka mbi 250 site dhe gazeta online.
Nisur prej këtyre të dhënave dhe disa statistikave të tjera, referuar edhe faktit,sikurse në të shkuarën, edhe gjatë këtij viti nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë raport zyrtar për gjendjen sociale e treguesit e marrëdhënieve të punës në media.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se gjendemi para një situate më të rënduar ekonomike dhe sociale.
Treguesit e informalitetit janë thelluar. Në vetëm 9 media nënshkruhen disa kontrata formale me gazetarët, kur punësohen dhe ato janë të njëanshme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se në këto kushte integriteti i gazetarëve dhe më së shumti i editorëve shqiptarë ka rënë dhe keqpërdoret prej interesave dhe konjukturave mes politikës, pronarëve dhe grupeve të interesit.
Ne kërkojmë që kësaj situate t’i kundërpërgjigjemi si komunitet me reagim të menjëhershëm refuzues e ndryshues. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë , përmes drejtuesve të tij, gjatë kësaj jave ka pasur kontakte me ministrin e linjës, me Ambasadorin e OSBE-së dhe vijon të bëjë të njohur këtë situatë pranë organizmave që ndjekin respektimin e detyrimeve në kuadër të angazhimit për përfitimin e statusit të anëtarit të BE-së prej vendit tonë.
Organizata jonë shpreh indinjatën e vet për vonesat e pajustifikuara të politikës në rregullimin e medias publike në vend. Kjo media po mbahet peng prej më shumë se dy vjet dhe ajo paraqitet në gjendjen më të papranueshme të funksionimit të saj dhe të mënyrës se si dhe mbi c’kritere rekrutohen gazetarët. Në RTVSH, por sidomos në filialet lokale të medias publike ka një rikthim të papranueshëm të militantizmit dhe frymës partiake”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − nine =