Home / Histori te rralla / Pas 16 vjetësh, Shqiptarja gjenë vajzën më anë të Facebook-ut

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Pas 16 vjetësh, Shqiptarja gjenë vajzën më anë të Facebook-ut

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1476″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Alma Hoxha ishte ndarë me vajzën e saj rreth 16 vjet më parë, pasi bashkëshorti ia kishte rrëmbyer gjatë kohës që jetonin në Gjermani. Hoxha e kërkoi vogëlushen e saj gjithandej, por nuk mundi që ta gjente. Ajo dyshonte se Ambra ndodhej në Shqipëri, por emigrantja nuk kishte asnjë mundësi për të ardhur në atdhe, për shkak të dokumentacionit.

Në ditën e lindjes së saj, ndodhi surpriza që ajo e priste prej 16 vjetësh. Më 10 tetor 2014, Alma kishte 40-vjetorin e lindjes. Atë ditë bashkëshorti i saj italian, Nelo i thotë që të hapin Facebook-un për të parë urimet. “Unë kam hapur profilin tuaj të Facebook-ut dhe hajde që të shohim se kush ju ka uruar për ditëlindjen” i thotë Nelo.

Hoxha nuk ka dëshirë që të bëjë asgjë. Ajo ndien dhimbje për vajzën e zhdukur, përpara 16 vjetësh. “ Nuk me intereson fare që ta hap. Ti e di që Facebook-u, nuk më ka ndihmuar në gjetjen e Ambrës” thotë nëna e dëshpëruar

Pavarësisht kësaj, Nelo këmbëngul që bashkëshortja të shohë Facebook-un. “ ” Hej , eja të shohësh diçka. Një vajzë shqiptare ju pyet për miqësi në Facebook”- i thotë ai. Gruaja i kërkon Nelos që të mos bëjë shaka, pasi ndihet keq nga e gjithë kjo situatë. Pavarësisht kësaj ulet përpara kompjuterit dhe shikon fotografitë e Ambrës.

Gjithashtu ajo shikon që data e lindjes përkon me atë të Ambrës. Pas kësaj nëna i bën një sms në Facebook, duke i dërguar numrin e telefonit. Pas 5 minutash, bie zilja e telefonit dhe nënë e bijë flasin me njëra-tjetrën pas 16 vjetësh. Përtej telefonit dëgjohet zëri i Ambrës që thërret “ mami!”-, nënën e saj.

Sot vajza është 17 vjeç, dhe u rrit nga xhaxhallarët e saj në Shkodër. Këta të fundi nuk i kishin treguar të vërtetën minorenes për nënën e saj. Vogëlushja mjaftohej vetëm me fotografinë e vjetër të saj. Në vitin 1998, Alma Hoxha jetonte në Gjermani.

Kur kthehet nga puna, e gjen apartamentin bosh pasi partneri i saj shqiptar ishte larguar së bashku me vajzën, pas grindjeve të shpeshta me Almën. Që prej asaj kohe, ajo nuk e mori vesh kurrë se ku ndodhej vajza, ndonëse e kërkoi kudo.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Mehmet Aliu, shqiptari që mblodhi mamlukët në gosti, i ekzekutoi pa mëshirë dhe u bë mbret i Egjiptit

Në fundin e Shtatëqindës, Egjipti i përkiste Perandorisë otomane. Por ligjin e bënin 24 bejlerë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 19 =