Nuk dënohet nëna e cila ekzekutoi tre vajzat e saj në Itali. S’ishte e aftë mëndërisht

FlashKronikeKryesore
272
0
sample-ad

Edlira Çopa, 37-vjeçarja shqiptare që vrau më thikë tre vajzat e saj në provincën e Lekos të Italisë, nuk do të gjykohet. Psikiatri i mjekësisë ligjore,ka dalë në konkluzionin se nëna ka pasur probleme mendore, ndoshta një psikozë paranoje. Si pasojë e kësaj ajo nuk konsiderohet përgjegjëse për veprën penale që ka kryer.
Raporti do të dërgohet në Zyrën e Regjistrimit gjatë këtyre ditëve, ku do të diskutohet në gjykatë, nëse 37 vjeçarja do dënohet apo jo. Mendohet se nëna vrasëse do të qëndrojë në një shtëpi të mbrojtur, për një kohë ende të papërcaktuar. Seanca gjyqësore është parashikuar me 5 nëntor të këtij viti. Edlira Çopa mbrëmjen e 8-9 marsit 2014, vrau me thikë tre vajzat e saj, Simonën 13 vjeç, Keisin, 10 vjeç dhe Sindin, 3 vjeç. Atë natë bashkëshorti i Edlirës, nuk ishte në Itali për shkak se një ditë më parë ishte nisur drejt Shqipërisë për të takuar anëtarët e familjes.
Të dy bashkëshortët ishin të ndarë dhe pas divorcit babai i tre fëmijëve do të martohej me një vajzë tjetër, fakt të cilin Edlira nuk mund ta pranonte. Pak pas vrasjeve forcat e rendit e gjetën gruan jashtë shtëpisë me plagë në duar dhe në gjendje shoku. Në komisariat Edlira pranoi vrasjet duke thënë se e bëri për t’u shmangur vajzave të saj një të ardhme të mjerueshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + fourteen =