Meksikë arestohet kreu i bandës “Guerreros Unidos” për zhdukjen e 43 nxënësve

FlashKronikeKryesore
320
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1481″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Autoritetet meksikane kanë deklaruar se kanë kapur udhëheqësin e dyshuar të një bande kriminale, i përfshirë në zhdukjen e 43 nxënësve. Sidronio Casarrubias Salgado është udhëheqësi kryesor i bandës Guerreros Unidos . Studentët u zhdukën pranë Igualas, në shtetin Guerrero më 26 shtator, pas një përleshje me policinë gjatë një demonstrate. Kjo ngjarje bëri që mijëra persona, kryesisht të rinj të protestojnë në të gjithë Meksikën.[/vc_column_text][vc_single_image image=”1482″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Prokurori i Përgjithshëm meksikan, deklaroi se autoritetet kanë arrestuar 36 policisë dhe 17 anëtarë të organizatës kriminale Guerreros Unidos. Banda kriminale është e njohur për rrezikun e saj dhe shumë varreza masive të gjetura kohët e fundit nga policia meksikane, mendohet se janë vepra të tyre. Zbulimi i varreve rreth qytetit të Igualas ka ngritur shqetësimet në lidhje me fatin e nxënësve. Gjithashtu edhe Kryetari i Iguala, Jose Luis Abarca, është duke u kërkuar nga policia për akuza të krimit të organizuar së bashku me shefin e policisë. Të premten, mijëra protestues marshuan në qytetin e Acapulco në bregdetin e Paqësorit duke kërkuar kthimin e sigurisë të nxënësve dhe siguri për familjet e tyre.[/vc_column_text][vc_single_image image=”1483″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga testet e ADN-së treguan se ata nuk ishin në mesin e 28 trupave të gjetur në një nga varret, teksa priten ekzaminimet e varrezave të tjera masive. Më shumë se 1.200 policisë janë angazhuar në gjetjen e nxënësve të humbur tragjikisht. Arrestimi i kreut të kësaj bande të rrezikshme është në vazhdën e premtimeve të Presidentit Enrique Peña Nieto për të rivendosur rendin në Meksikë. Dhuna, krimi dhe droga në vend shpërtheu gjatë sundimit të paraardhësit të tij, Felipe Kalderon dhe ka shkaktuar rreth 100.000 viktima që nga viti 2007.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + four =