Greqia rrikthen bllokimet e shqiptarëve në kufi

FlashKryesorePolitike
274
0
sample-ad

Policia kufitare e palës greke në Kakavijë prej dy ditësh ka ndaluar 45 persona të cilët nuk janë lejuar të kalojnë kufirin për në shtetin fqinj. Pretendimi i dhënë nga ana e doganës greke është mungesa e dokumentacionit hyrës për në hapësirën “Shengen”, si dhe mungesa e garancive të mjaftueshme financiare ku personat duhen ti kenë me vete. Këtë qëndrim autoritetet Helene, e lidhin me rregullat rigoroze që ndërmerren për ekstrakomunitarët mes të cilëve hyjnë edhe shtetasit që disponojnë pasaportë të Republikës së Shqipërisë. Gjysma e emigrantëve shqiptarë të ndaluar sot nga ana e kontrollorëve grekë, nuk kanë pasur garanci të mjaftueshme financiare ç’ka përbën një detyrim për t’u përmbushur në kushtet themelore të “Shengen”-it. Menjëherë pas këtij bllokimi të njëanshëm të autoriteteve greke, përfaqësues të Policisë Rajonale të Kufirit, kanë kontaktuar me homologët e tyre në Kakavijë, ku dhe kanë marrë pretendimet përkatëse për ndalimin e kalimit të shtetasve shqiptarë për në Greqi. Por emigrantët shqiptarë mendojnë të kundërtën, ata thonë ndër të tjera se, kanë dy ditë që nuk lejohen të kalojnë kufirin grek, dhe sipas tyre shkak mund të jenë bërë incidentet në Beograd dhe ajo që pasoi në Derviçan, që për grekët u cilësua si një incident, dhe cfarë do llojë pretendimi nxjerrin policët grek është vetëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − 8 =