Vuçiç në dilem të takojë homologun e tij Edi Rama

FlashKryesorePolitike
265
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1340″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në kohën kur kryeministri Edi Rama vendosi të vizitoj kryeqytetin Sërb, ka ardhur edhe reagimi I homologut Aleksander Vuçiç. “Do të vendos deri në fundjavë nëse do të pres apo jo kryeministrin e Shqipërisë”, deklaroi kreu i qeverisë Sërbe, gjatë në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuteres në lidhje me vizitën e paralajmëruar të Ramës më 22 Tetor. “Ne nuk kemi frikë nga bisedimet, por mua më duket se dikush nuk dëshiron të flasë, por do që të kërcënojnë Serbinë dhe për të nxitur destabilitet rajonal. Unë mund të shikoj atë ose dikë tjetër në sy”, deklaroi Vuçiç. Përsa u përket thirrjeve raciste në stadium Vuçiç tha se përgjegjësit do të denohen rëndë. “Po u bëj thirrje serbëve të reagojnë në mënyrë të arsyeshme pasi detyrimi ynë është të demonstrojmë ndryshimin tonë me ta, të tregojmë se jemi më seriozë, më të përgjegjshëm, dhe se respektojmë të drejtat e pakicave dhe te drejtat e njeriut në vend”, – tha ai. Në intervistë e dhënë për Reuters, numri një i qeverisë serbe dënoi valën e sulmeve ndaj bizneseve në pronësi të shqiptarëve.

Por menjëher ka reaguar shefi i qeverisë shqiptare në rrjetein social facebook: Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne!

Por me parë ai u shpre se vijon t’i qëndrojë mendimit se të dyja vendet duhet të shohin nga e ardhmja e përbashkët evropiane, dhe të mos bien në kurth nga një ndeshje futbolli. Në fjalën e tij në Institutin e Politikave të Harvardit, ku ishte i ftuar i posaçëm i Forumit Kenedi, kryeministri Rama theksoi se shqiptarët dhe serbët nuk duhet të rikthehen mbrapa, por kanë një mundësi të mirë për të treguar se janë të gatshëm të shkojnë përpara dhe të jenë partnerë me Europën. Kryeministri Rama theksoi se “shqiptarët nuk kanë qenë kurrë as destabilizues të Ballkanit dhe as agresorë kundrejt askujt, dhe nëse shqiptarët sot janë në një pozitë më të mirë nga ajo e 20, 10 viteve më parë, kjo e ka një kuptim.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 9 =