UGSH, të shtunën në 10:30" konferencë shtypi për situatën kritike të gazetarëve

Uncategorized
210
0
sample-ad

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), fton gjithë kolegët dhe mediat për të marrë pjesë ditën e shtunë datë 18 tetor 2014, ora 10 e 30 minuta në konferencën për shtyp, që drejtues të organizatës do të zhvillojnë me temën:

-Situatë e rënduar ekonomike dhe sociale në mediat e vendit dhe për gazetarët në veçanti.

-Shtohen vonesat e pagave mujore në shumicën e mediave dhe gjendja paralajamëron përkeqësim të mëtejshëm.

-Informaliteti në marrëdhëniet e punës rritet, ndërkohë që gazetarët bëhen më të pambrojtur përballë punëdhënësve.

Drejtuesit e (UGSH) sjellin të dhëna dhe statistika të cilat raportohen për herë të parë.

Kolegë gazetarë, jeni të ftuar të merrni pjesë!

Në selinë e (UGSH) ( Godina e Institutit Shqiptar të Mediave)

Zyra e shtypit
Unioni i gazetarëve Shqiptarë

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 14 =