Terorizmi, çon një tjetër imam në pranga në Kosovë

AktualitetKronike
284
0
sample-ad

Një tjetër imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është arrestuar këtë javë për përfshirje në terrorizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Burime të gazetës Express bëjnë me dije se ai është imami R.T. nga Hani i Elezit. Siç raporton gazeta kosovare Express, ata kanë pritur një përgjigje për këtë rast nga Policia për më shumë se dy ditë, por ata nuk e kanë mohuar lajmin.

Ky imam, bëjnë të ditur mediat Kosovare ka qënë ligjërues në OJQ’në tani e cila është e mbyllur, “Parimi” në Kaçanik, ndërsa tani ai ishte imam në një fshat në Han të Helezit.

Gazeta Express kishte raportuar kohë më parë së në këtë qytet funksionojnë dy OJQ të që ishin vetë-paraqitura si islame, “Rinia Islame Kaçanik” e krijuar nga terroristi Lavdrim Muhaxheri i cili i është bashkuar luftëtarëve xhihadistë në Siri dhe OJQ’ja e regjistruar në Qeverinë e Kosovës, “Parimi”, ku sipas të dhënave të policies kosovere që të dyja këto OJQ punonin për llogari të grupeve terroriste në Siri e Irak. Ky nuk është imami parë që arrestohet në kosovë pasi edhe më parë policia e kosovës ka arestuar disa imam të tjere të cilët akuzoheshin se nisnin luftëtar në Siri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 3 =