Rama i vendosur për vizitën në Beograd

Politike
341
0
sample-ad

Kreu i qeverisë Edi Rama konfirmon se do të vizitojë javën e ardhshme Beogradin, gjatë një interviste për agjencin e lajmeve “Reuters”. Vizita e Ramës në kryeqytetin Sërb u vu në pikëpyetje pas incidentit të ndodhur në ndeshjen për eliminatoret Serbi-Shqipëri të ditës së martë. “Ne jemi të trishtuar dhe ndjehemi të zhgënjyer për atë që ka ndodhur dhe për mënyrën se si autoritetet serbe janë shprehur pas incidentit në ndeshje, por ka shtuar se nuk do t’ia lejojë vetes të anulojë planet për të vizituar Beogradin më 22 tetor, pasi kjo do të jetë edhe vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas 70 vitesh” u shpreh Rama për Reuters. “Nuk do të ndikohemi nga politika e së kaluarës e urrejtjes etnike dhe duhet të shofim për të shkuar përpara”, gjithashtu ne ndihemi me të vërtetë të trishtuar dhe të zhgënjyer për atë që ka ndodhur dhe për mënyrën se si autoritetet serbe kanë reaguar. Është e pabesueshme”, tha kreui qeverisë. Rama vuri në dukje se, në një përpjekje për të shmangur ndonjë shpërthim të dhunës, Shqipëria nuk kishte dërguar asnjë tifozët në ndeshje, përveçse një kontigjent prej 45 personaliteteve përfshirë edhe vëllain e tij. Grupi u kontrolluan me kujdes nga autoritetet serbe, shtoi ai. “Unë nuk shoh se si dikush mund të ketë kaluar një flamur apo dron, kur edhe shalle me simbolet shqiptare nuk ishin të lejuara për të hyrë në stadium,” tha Rama. “Është e qartë se objekti fluturues erdhi nga jashtë stadiumit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =