Presidenti grek identifikon Himarën si pjesë të Vorioepirit

KryesorePolitike
242
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1324″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Një tjetër “skandal”, mbi pretendime për territorin shqiptar është shfaqur në Greqi. Faqa zyrtare e Presidencës greke, e ka identifikuar  Himarën si pjesë të Vorioepirit.

Bëhet fjalë për identifikimin e vendlindjes së një shqiptareje, Ermioni Bringut,  të dekoruar nga presidenti Papulias, për të cilën konstatohet se vendbanimi i saj është “Himara e Voriepirit”.

Pala shqiptare ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë incident. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së Qirjako Qirko i parashtroi ambasadorit grek në Shqipëri Rokanas, shqetësimin e tij lidhur me këtë pasqyrim në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë.

Qirko kërkoi heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Greqisë, mbasi sipas tij ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut.

Ambasadori grek u shpreh se do të informojë menjëherë autoritet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × four =