Ferrari: Marchionne, do marrim rreziqe mbi supe

Sport
230
0
sample-ad

Presidenti i ri i Ferrarit, Sergio Marchionne, edhe pse në detyrë prej pak ditësh, ka shkruar që tani një recetë për rinisjen e një epoke të re të lavdishme.

“Duhet t’u japim disa goditje ulëseve të kundërshtarëve dhe këtë ta bëjmë sa më shpejt. Do të marrim atë që duam. Mund edhe t’i shtangim, por gjë tjetër nuk kemi për të humbur. Tashmë është koha për të marrë rreziqe mbi supe”.

Sa i përket Çmimit të Madh të Italisë, ai shprehet se “në Monza, 6 makinat e para nuk ishin Ferrari, as të furnizuara me motorrë nga Ferrari. Tensioni i gjakut m’u ngrit jashtëzakonisht shumë”.

Në intervistën për një revistë të huaj, Marchionne ka vijuar: “Duket kujtuar gjithmonë se sporti i automobilizmit nuk është një shkencë ekzakte, ndaj dhe faktorë të ndryshëm influencojnë në performancat e skuderive. Por një Ferrari që nuk fiton nuk mund të quhet Ferrari. Mund të ketë periudha kur mungon fati, por fati i keq nuk mund të bëhet element strukturor i yni. Ka ardhur koha që përgjegjësit e rinj t’i japin një start të ri Ferrarit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × five =