Prokuroria shpie për gjykim gjeneralin Syrja Gjoka

FlashKronikeKryesore
291
0
sample-ad

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Syrja Gjokës, me gradën gjeneral-brigade, i cili ka qenë komandant i bazës ushtarake ajrore Kuçovë në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat tashmë akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikimi i dokumenteve”. Hetimi ka nisur pas materialit referues të Policisë Ushtarake në muajin nëntor 2013. Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Gjoka ka falsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces-verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajrore Kuçovë. Gjoka i cili drejtonte Brigadën Logjistike pranë Forcave të Armatosur prej gushtit të vitit 2012, u akuzua se kur shërbente në repartin ushtarak 3002 të Kuçovës si komandant i bazës Ajrore ka abuzuar me detyrën me veprime të kundraligjshme, pa miratimin e eprorëve. Po ashtu, nga veprimet e tij për prishjen e disa objekteve, ai akuzohet se i ka sjellë shtetit një dëm ekonomik prej mbi 6 milionë lekë. Syrja Gjoka ka një karrierë 37 vjeçare në Forcat e Armatosura, e cila fillon prej vitit 1977 e deri në drejtimin e një prej tre komandave që disponojnë Forcat e Armatosura shqiptare si Komanda e Logjistikës, e cila konsiderohet si një komandë kyçe për ushtrinë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 4 =