Adoleshentja mbyti foshnjën dhe e dogji në stufë të drunjve

AktualitetFlashKronikeKryesore
167
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”1198″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj, partneri e braktisi, ndërsa prindërit e saj nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë. Me të lindur foshnjën, Alexandra Olary e mbyti me jastëk, kurse trupin e foshnjës e dogji në stufën me drunj. Adoleshentja që është vetëm 17 vjeç, nuk i kishte treguar askujt që ishte shtatzënë, por një ditë më vonë, ju tregoi shoqeve se çfarë kishte bërë.

“Menduam se ishte një shaka e pakripë, por kur ajo filloi të zbuloj detaje, vërejtëm që ka diçka të vërtetë” ka thënë shoqja e saj Iona Bibesco, e cila ka njoftuar kujdestarin e klasës për këtë rast.

Ky i fundit ka kontaktuar policinë në qytetin Gorj të Rumanisë, të cilët kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e familjes Olary.
I zoti i shtëpisë Marcel Olari nuk ka qenë në dijeni se vajza e tij ka bërë një gjë të tillë, ndërsa është befasuar nga prania e policisë.

“E dinim që ajo ka pasur një të dashur, mirëpo pasi u ndanë nuk e dinim se ajo është shtatzënë” ka thënë babai i adoleshetes.

Për shkak të veprimit të saj, Alexanda i është nënshtruar një testi psikologjik dhe psikiatrik, ndërsa nëse rezulton se ajo është mentalisht në rregull, mbi të mund të rëndoj dënimi me burg të përjetshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + eighteen =