Shqipëria merr aksionet e ÇEZ, pas dëmshpërblimit prej 95 milion euro

EkonomiFlash
261
0
sample-ad

Ministria e Energjisë dhe Industris përmes një deklarate, bënë të ditur se sot u arrit nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë ÇEZ a.s, për transferimin e 100 % të aksioneve shoqërisë OSHEE, të cilat ishin në pronësi të kompanisë Çeke. Kjo marrëveshje përmbyll edhe procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me shoqërinë ÇEZ a.s, që u nënshkrua në qershor 2014. Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013. Përfundimi i këtij procesi i krijon tani mundësinë qeverisë që të fillojë reformimin në mënyrën e administrimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe në mbështetje me donatorët, do të ndërhyjë për kryerjen e investimeve që synojnë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjithë komponentët dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve deklaron Ministria. Në qershor qeveria shqiptare arriti marrëveshja me Çekinë, pas një konflikti, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. Sipas marrëveshjes, Çekia hoqi dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013. Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare, ÇEZ-i çek do t’i transferojë shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij, kundrejt një të dëmshpërblimi prej 95 milionë eurosh.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + seven =